Bota

Londra e sulmuar. Disa të plagosur në parlament

Të paktën 12 persona kanë mbetur të plagosur në Parlamentin britanik. Një polic është goditur me thikë në oborrin e Parlamentit nga atentatorit, i cili kish zbritur nga makina pasi kish kaluar në urën e Uestminster. Lajmin e ka përcjellë drejtuesi i dhomës s ëulët, David Livington.

Një person “me tipare aziatike, pothuaj 40-vjeçar”: kështu e kanë përshkruar dëshmitarët agresorin.

Ndërkohë, Parlamenti është pezulluar. Sipas mediave, atentatori i armatosur me thikë, është vrarë. “Pashë një burrë të veshur me të zeza që hyri në oborrin e Pallatit të ri, mu poshtë Big Benit. Kishte diçka në dorë, dukej një shkop”. Kështu e ka përshkruar Quentin Letts për BBC, sulmin në parlamentin e Londrës.

Sipas dëshmitarëve të tjerë, atentatori është një “burrë në moshë të mesme”. Dy policë, ka thënë më tej dëshmitari, u përpoqën që ta ndalin. “Njëri prej të tyre u shemb përtokë, ndërkohë që atentatori lëvizte krahun sikur të ishte duke e qëlluar”.

Polici tjetër, ka vazhduar Letts “u largua për të kërkuar ndihmë, ndërkohë që atentatori vazhdoi të rendë drejt hyrjes së Parlamentit”. Në atë pikë, “dy persona me uniformë dhe me pistoletë, i kërkuan fillimisht të ndalet, dhe më pas e goditën dy apo tre herë, dhe ai u shemb përtokë”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button