Bota

Lufta civile e Evropës

Screen Shot 2015-07-24 at 15.53.00Nga Anne-Marie Slaughter

Uashington DC – Negociatat që çuan deri në marrëveshjen e fundit paraprake mbi borxhin e Greqisë, nxorrën në pah dy vizione konkurrente në Bashkimin Evropian: politikën fleksibile, njerëzore dhe të bashkimit politik, të përqafuar nga Franca si dhe bashkimit ligjor dhe të fokusuar kryesisht tek ekonomia, e promovuar nga Gjermania.

Sikurse shkroi së fundmi Fransua Heisburg: “Duke menduar hapur shkëputjen e detyruar të Greqisë nga eurozona, Gjermania dëshmoi se ekonomia triumfon mbi konsideratat politike dhe strategjike. Franca e sheh ndryshe renditjen e  faktorëve”. Çështja tashmë është se cili vizion do të mbizotërojë?

Grekët, nga ana e tyre, e kanë vënë identitetin e tyre kombëtar përpara xhepit, në mënyra që ekonomistët nuk i kuptojnë dhe vazhdimisht dështojnë për t’i parashikuar. Eshtë ekonomikisht e paarsyeshme për grekët, të preferojnë anëtarësimin e vazhdueshëm në eurozonë, kur ata mund të mbeten në BE me një monedhë të restauruar kombëtare, të cilën në kushtet e vazhdimit të krizës mund ta zhvlerësojnë.

Por, për grekët, anëtarësimi në eurozonë nuk do të thotë vetëm që ata mund ta përdorin monedhën e përbashkët. Ajo e vendos vendin e tyre, në një nivel me Italinë, Spanjën, Francën dhe Gjermaninë, si një “anëtare me të drejta të plota” e Evropës – një pozicion në përputhje me statusin e Greqisë, si vendlindja e qytetërimit perëndimor.

Ndërsa ky qëndrim pasqyron vizionin e një “bashkimi gjithnjë e më të ngushtë”, që motivoi themeluesit e BE-së, kuptimi i ngushtë ekonomik i integrimit evropian nga ana e Gjermanisë, s’mund të frymëzojë qytetarët e thjeshtë për të mbështetur kompromiset e nevojshme me synim mbajtjen e BE-së së bashku.

Dhe as nuk mund të përballojë sulmet e pashmangshme, të drejtuara kundër institucioneve të BE-së për çdo veprim dhe rregullim që qytetarët pëlqejnë, dhe për të cilat politikanët kombëtarë duan për të shmangin përgjegjësinë.

Komuniteti i dikurshëm i Ekonomik Evropian, i krijuar nga Traktati i Romës në vitin 1957, ishte sikurse e tregon vetë emri i natyrës ekonomike. Vetë traktati ishte hartuar me vështirësi të mëdha, bazuar në përputhjen e interesave ekonomike të Francës dhe Gjermanisë, me vendet e Beneluksit dhe Italise, që do të vendosnin bazat e një ekonomie të re evropiane.

Por, integrimi ekonomik mbështetej edhe nga një vizion i paqes dhe prosperitetit për popujt e Evropës, pasi shekuj e dhunës të paparë kishin kulmuar në dy luftëra botërore, që përforcuan armiqësinë me sa duket të përjetshme midis Francës dhe Gjermanisë.

Dhe, me të vërtetë, gjuha e një bashkimi të madh politik, u mishërua në traktatet Europës, të interpretuara nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë dhe gjeneratat e mëvonshme të vendimmarrësve evropiane, në mënyra që mbështesnin ndërtimin e një identitetit të përbashkët politik dhe evropian, si dhe një ekonomie te unifikuar.

Nëna ime, një belge e re në vitet ’50, e kujton idealizmin dhe emocionet e lëvizjes federaliste europiane, me premtimin se brezi i saj mund të krijonte një të ardhme të ndryshme për Evropën dhe botën. Për të qenë të sigurtë, vizioni i Shteteve të Bashkuara të Europës, i përqafuar nga shumë prej atyre federalistëve të hershëm, pa prapa tek modeli i themelimit te SHBA-së, sesa përpara për një sipërmarrje të veçantë evropiane.

Megjithatë, BE-ja që u krijua – pati sovranitet të mjaftueshëm, për të përfituar nga të qenit një entitet i fuqishëm rajonale në një botë prej thuajse 200 vendesh, duke ruajtur gjuhët dhe kulturat e veçanta të anëtarëve të saj – është diçka e re.

Ky eksperiment nuk mund të mbijetojë, nëse mbështetet vetëm tek ashpërsia e masave dhe rregullave ekonomike. Po çfarë mund të vazhdojë për të justifikuar një entitet politik, në kushtet kur realitetet dhe bindjet që çuan në themelimin e tij urgjente, janë zbehur në faqet e historisë dhe lëndëve shoqërore të librave ose në rastin më të mirë, janë objekt i tregimeve nga ana e gjyshërve ?

Për SHBA, këto pyetje u ngritën në vitet 1840-1850, kur nevoja urgjente për një bashkim për të siguruar pavarësinë ishte venitur, duke shkaktuar probleme dhe konflikte, që kishin filluar të rishfaqeshin. Në veçanti, skllavëria ishte e lejuar në disa shtete, por ndalohej tek të tjerat, dhe kompromisi i vitit për të numëruar çdo skllav, si tri të pestat e një njeriut të lirë kur llogaritej popullsia e një shteti për përfaqësim dhe tatimin, u prish.

Dallimet ekonomike, ndërmjet veriut industrial dhe jugut bujqësor, donin të thoshin se diskutimet mbi të drejtat e shteteve ishin rreth jetesës, si dhe për jetën. Një luftë e tmerrshme pasoi, në të cilën SHBA-ja mundi separatistët e Konfederatës Jugore dhe imponuan vizionin e saj të bashkimit.

Para përfundimit të luftës, Presidenti Abraham Linkoln, krijoi një narrativë të re, duke deklaruar në fjalimin e Getisburgut se është luftuar për demokraci, për sa më shumë barazi, me qëllim për të siguruar që “qeveria e popullit, nga populli dhe për popullin, nuk do të zhduket nga kjo bote”. Kjo mënyrë e thjeshtëzoi -dhe në shumë mënyra e shtrembëroi – kujtesën historike. Por pavarësisht kësaj; fjalimi u bë aq i rëndësishëm si një pjesë e identitetit kombëtar amerikan, sa edhe Deklarata e Pavarësisë dhe Kushtetutës.

BE-ja tani po përballet me luftën e vet civile, edhe pse një të tillë për fat të mirë, është e privuar nga dhuna fizike. Pa burra shteti, të aftë për të artikuluar një vizion për një të ardhme të përbashkët të punës, dhe madje edhe për të sakrifikuar për të, pala e unitetit mund të mos fitojë.

Himni i Evropës, një rreth yjesh, dhe diskutimet mbi korrektësinë fiskale dhe reformat strukturore, nuk mund të konkurrojnë me mesazhet e fuqishme të kundërshtarëve të BE-së.

Këta kundërshtarë, në të djathtë dhe të majtë, janë përqëndruar tek kushtet e përditshme të jetesës së qytetarëve evropianë – ata që ndihen të kërcënuar nga emigrantët dhe qe po vuajnë si rezultat i masave shtrënguese.

Që BE, të vazhdojë marshimin e saj drejt një entiteti më të fortë e më të ngushtë politik dhe ekonomik, që megjithatë është shumë larg nga një shtet federal – duhet të ofrojë mundësinë e besueshme të një jete më të mirë për të gjithë qytetarët e saj.

Vetëm para raundit të fundit të negociatave të fundit mbi Greqinë, presidenti francez Fransua Holond tha se nuk dëshiron një Evropë që “nuk zhvillohet më”. Shumë e drejtë. Por progres drejt çfarë? Drejt lirisë, barazisë, dhe vëllazërisë për të gjithë Europën? Drejt dinjitetit dhe solidaritetit, për të gjithë qytetarët evropianë? Drejt një shtëpie të përbashkët evropiane, që mbahet në rregull? Këto janë pyetjet, të cilave një brez i ri politikanësh evropianë, duhet t’u përgjigjen.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate – Europe’s Civil War

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button