Histori

LUFTA E DYTE / Gjeneral Franko, as në luftë, as jashtë lufte

archive general francoGjatë Luftës civile në Spanjë, taktikat e Frankos kishin marrë mbështetje të madhe prej Hitlerit dhe Musolinit. Ai qëndroi prerazi neutral gjatë Luftës së Dytë Botërore, por megjithatë ofroi lloje të ndryshme mb ështetjeje për Italinë dhe Gjermaninë. Ai lejoi ushtarë spanjollë që të dilnin vullnetarë për të luftuar në ushtrinë gjermane kundër Stalinit (Divizioni Blu), por nuk i lejoi spanjollët që të luftonin në perëndim kundër demokracive liberale. Lidhja e Frankos me Hitlerin u dobësua vecanërisht nga propagandimi i Fyhrerit i një misticizmi pseudopagan, si dhe përpjekjet e tij për të manipuluar kristianizmin, që shkonte kundër përkushtimit të Frankos për të mbrojtur kristianizmin dhe katolicizmin.

Në shtator 1939 shpërtheu Lufta e Dytë në Evropë, dhe ndonëse Adolf Hitleri u takua me Frankon një herë në Hendaie, Francë (23 tetor 2940) për të diskutuar hyrjen e Spanjës në anën e Aksit, kërkesat e Frankos (ushqime, pajisje ushtarake, Gjibraltari, Afrika Veriore e francezëve, Portugalia etj.) rezultuan të tepërta dhe nuk u arrit asnjë marrëveshje. (Thuhet se Hitleri ka deklaruar pas kësaj se më mirë t’i shkulin dhëmbët, se sa të vazhdojë të bëjë marrëveshje m Frankon). Në këtë mosmarrëveshje patën rol edhe problemet me të drejtat gjermane për minierat në Spanjë. Disa historianë argumentojnë se Franko bëri kërkesa që e dinte se Hitleri nuk do t’i plotësonte, me qëllim që të qëndronte jashtë luftës. Të tjerë argumentojnë se ai, si udhëheqës i një vendi të shkatërruar e në kaos, thjeshtë nuk kish asgjë për t’u ofruar gjermanëve dhe ushtrisë së tyre. Megjithatë, pas rënies së Francës në qershor 1940, Spanja adoptoi një qëndrim pro aksit (për shembull, ofroi lehtësi detare për anijet gjermane), deri kur iu rikthye neutralitetit të plotë në 1943, atëherë kur vala e luftës ishte kthyer tashmë kundër Gjermanisë dhe aleatëve të saj. Disa trupa vullnetare spanjolle (Divizioni Blu) – të cilave nuk iu dha leje zyrtare shtetërore nga Franko – shkuan të luftojnë në Frontin Lindor nën komandën gjermane, nga viti 1941 deri në 1943. Disa historianë argumentojnë se jo të gjithë trupat e Divizionit Blu ishin vullnetarë të vërtetë dhe se Franko shpenzoi burime të vogla, po domethënëse, për të ndihmuar fuqitë e Boshtit në betejën e trye kundër Bashkimit Sovjetik.

Gjatë të gjithë luftës, sidomos pas vitit 1942, kufijtë spanjollë u mbajtën pak a shumë të hapur për refugjatë hebrenj nga Franca dhe territoret e pushtuara naziste në Evropë. Diplomatët e Frankos shtrinë mbrojtjen e tyre deri tek Hebrejtë Sefardikë në Hungari, Sllovaki dhe Ballkan. Spana ishte një vend i sigurtë për të gjithë refugjatët hebrenj dhe antisemitizmi nuk ishte një politikë zyrtare nën regjimin e Frankos.

Në 14 qershor 1940, forcat spanjolle në Marok pushtuan Tangierin (një qytet në kontrollin e Ligës së Kombeve) dhe nuk u larguan deri në 1945. Sipas autorit Ricard Baset, neutraliteti i Frankos u ble shumë shtrenjtë me një shumë të paguar nga Churchilli në bankat zvicerane, në një llogari të hapur për të dhe gjeneralët e tij. Prandaj, Franko priti shumë gjatë, pas Luftës së Dytë Botërore, për t’i bërë trysni Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me pretendimet spanjolle në Gjibraltar.

Leave a Reply

Back to top button