Magazine

Lufta e grave

PSIKOLOGJI – Gratë i mbrojnë instiktivisht partnerët, nga gratë e tjera që janë në fazë pjellorie

screen-shot-2016-09-20-at-16-42-59

Gjëja e fundit që një grua dëshiron është të shohë që partnerin t’ia marrë një tjetër. Për të mbrojtur lidhjen e saj, seksi i dobët përdor një armë të lehtë. Me sa duket, gratë e kuptojnë instinktivisht nëse një rivale potencial në dashuri është në fazë ovulimi, dhe në këtë rast janë edhe më të kujdesshme, për të distancuar partnerin nga kthetrat e saj. Këtë gjë e mbështet një artikull i botuar në “Journal of Personality and Social Psychology”.

Një grup psikologësh të Arizona State University kryen katër eksperimente të ndryshme me 478 gra heteroseksuale, të fejuara apo martuara, të cilat u rekrutuan online. Të gjithave iu treguan fotografi të grave të tjera të panjohura, dhe u pyetën se sa do të donin, në një shkallë nga 1 deri në 7, që gratë që shihnin në ekran, të bënin miqësi me partnerin e tyre.

Për çudi, të intervistuarat treguan se dëshironin të kishin një distancë më të madhe mes shokut të tyre dhe grave të shfaqura në ekran, kur këto të fundit ishin në fazë ovulimi. Dhe kjo, pavarësisht se askush nuk u kish thënë se në cilën fazë të ciklit ishin zonjat në fotografi, madje as ua kish përmendur këtë element.

SEMAFOR JESHIL

Studime të mëparshme kishin treguar tashmë se shqisat e grave dhe perceptimet e tyre ndryshojnë gjatë muajit, dhe si burrat e kuptojnë përmes këtyre sinjaleve, ardhjen e ovulacionit – koha kur një grua është më pjellore, por edhe më tërheqëse dhe seksualisht në dispozicion. Eksperimenti tregon se gratë vërejnë këto ndryshime të vogla tek të tjerat, dhe në mënyrë të pandërgjegjshme i përdorin për të mbrojtur lidhjen e tyre.

Në teste të tjera, pjesëmarreset u bënë edhe më xheloze dhe protektive, kur partneri i tyre u konsiderua “i dëshirueshëm”, ose kur modelet në fotot ishin veçanërisht tërheqëse. Në ato raste, të anketuarat jo vetëm treguan se donin të krijonin distancë fizike midis këtyre grave dhe burrave të tyre; ato ia fillonin madje me një seri justifikimesh dhe taktikash të fshehta, se si të shfaqnin një interes seksual në rritje për partnerin, pasi kishin parë foton e një gruaje në fazën e saj pjellore.

BESIMI ESHTE ME MIRE. APO JO?

Për studiuesit, nuk ka prova që ky sistem i lindur i mbrojtjes funksionon. Dhe në realitet, ku marrëdhëniet janë shumë më komplekse se një fotografi e thjeshtë, gratë vetëm duhet të zgjedhin me kujdes mikeshat e tyre, dhe të vendosin për t’u besuar atyre (dhe partnerit). Një strategji ndoshta jo gjithmonë gjithmonë efektive, por shumë më relaksuese. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button