Horizonti.al

Lufta e lashtë mbretërore e Majave

screen-shot-2016-10-21-at-09-59-57

Në vitin 2013, një ekip arkeologësh zbuluan një monument guri 1500-vjeçar, nën një tempull Majan në Guatemala. Ky monument, i cili daton që në vitin 564, flet në detaje mbi një luftë të lashtë mbretërore mes dy dinastive Majane, e cila zgjati 7 vjet. Pas deshifrimit të mbishkrimeve, studiuesit zbuluan se monumenti u krijua në nder të një mbreti Maja të quajtur Chak Took Ich’aaj ose “Shkëndijat e Putrës së Kuqe”.

Vdekja e tij shkaktoi trazira politike, të rrëfyera në monumentin e gurtë. Në fund lufta mbaroi, dhe djali i Chak Took Ich’aak, mbretin Wa’oom Uch’ab Tzi’kin ( “Ai që qëndron në këmbë dhe ofron Shqiponjën”), u ul në fron. Ekspertët e konsiderojnë këtë gjetje monumentale, përderisa jep emrat e sundimtarëve Maja gjatë shekullit VI. Para zbulimit të monumentit të gurtë, askush nuk dinte emrat e tyre. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button