Analiza

Lufta e Trumpit

“Presidenti Donald Trump sapo ka marrë një nga vendimet më të rëndësishme të presidencës së tij të saponisur dhe plot turbullira – nëse do të dërgojë mijëra trupa amerikane në Afganistan dhe deri në çfarë shifrash. Nëse raportimi i mediave është i saktë, rritja e angazhimit amerikan në Afganistan ishte objektivi i preferuar i ekipit kombëtar të sigurisë të Presidentit – dhe pavarësisht dyshimeve të Trumpit, edhe ai final. Qëllimi: të ndihmojë Forcën Kombëtare Afgane dhe Forcat e Sigurisë të stabilizojnë situatën e sigurisë, të fitojnë kundër talibanëve dhe të parandalojnë Shtetin Islamik që të fitojë terren në Afganistan”, shkruan në revistën amerikane të gjeopolitikës, “Foreign Policy”, Kelly Magsamen.

Administrata e Trumpit do të pohojë se kjo është një strategji e re – një ndarje e qartë nga qasja e Presidentit Barak Obama – por në realitet është vetëm një rregullim i moderuar i një strategjie thelbësore që ka ekzistuar prej vitesh, me rezultate të përziera.

Megjithatë, janë disa pyetje, për të cilat presidenti duhet të përgjigjet para publikut amerikan, teksa ndërmerr këtë hap të rëndësishëm.

• Çfarë po përpiqemi të arrijmë në Afganistan dhe pse është e rëndësishme të qëndrojmë më gjatë – edhe pas 16 vjetësh?

• Ne kemi hyrë në Afganistan për të mposhtur al Kaedën, gjë që kryesisht e kemi bërë. Kush është armiku tani dhe çfarë lloj kërcënimi paraqet ndaj Shteteve të Bashkuara?

• Ju nuk doni të vendosni afatet për largimin, por a prisni që të jemi atje përgjithmonë? Nëse po, me çfarë qëllimi? Nëse jo, cilat do të jenë kushtet për përfundimin e angazhimit ushtarak të SHBA?

• A do të arrijë një shtim modest trupash, të bëjë një ndryshim domethënës dhe të matshëm, apo thjeshtë po shtyjmë në kohë dështimin? Si do ta dimë që jemi “fitues”?

• Si do të ngjajë fundi i konfliktit dhe a kemi një strategji politike për ta afruar atë? Kush është përgjegjës për këtë?

• Si përshtaten aleatët tanë dhe si mund ta sigurojmë më mirë mbështetjen e tyre?

• Si mund ta trajtojmë më mirë problemin e qëndrueshëm të strehëve të sigurta në Pakistan pa krijuar vetëm probleme të mëdha?

• A do ta afroni Kinën për të marrë më shumë përgjegjësi në Afganistan apo do të vazhdojnë të injorojnë investimet tona të sigurisë?

• A po i sigurojmë burimet (dhe stafin) strategjisë tonë në mënyrën e duhur, dhe nëse jo, cilat ndryshime duhet të bëhen?

• Cilat janë kostot oportune globale për të mbajtur këtë kurs? Dhe pse duhet të jemi të përgatitur t’i paguajmë ato?

A e ka ky president besueshmërinë për të bashkuar vendin përreth një vendimi për të dërguar më shumë trupa drejt rrezikut? Këtë do ta zbulojmë shumë shpejt. / Përgatiti: Bota.al

Leave a Reply

Back to top button