Bota

Lufta hibride sipas Putinit. Pse Perëndimi duhet të rilexojë Makiavelin

 

Nga Carlo Jean

Doktrina ushtarake aktuale e Federatës Ruse zhvillon me sofistik të shkëlqyer urdhërimet e strategjive “jolineare”. Paranoia siguruese dhe limitet e fuqisë ruse. Leksioni i Gerasimovit. Perëndimi të rilexojë Machiavellin

screen-shot-2016-12-06-at-09-15-57

Kremlini i atribuon rëndësi të veçantë sigurisë së Federatës së pafundme. Dokumentat zyrtare që e rregullojnë janë objekt debatesh të thelluara, jo vetëm në Dumë dhe në Ministrinë e Jashtme dhe atë të Mbrojtjes, por edhe në opinionin publik. Një interes i tillë buron nga historia, nga gjeografia, si edhe nga ndjenja e frustrimit prej zhdukjes së perandorisë, me rëniën e Bashkimit Sovjetik dhe humbja e çerekut të territorit dhe e 3/5 e popullsisë. Doktrina ushtarake, e përpunuar nga Këshilli i Sigurisë i Federatës dhe i miratuar me ligj me propozim të Presidentit, është dokumenti kyç që identifikon kërcënimet, përshkruan strategjitë për t’i luftuar dhe përmban direktivat afatgjata lidhur me zhvillimin e komponentëve të ndryshëm – ushtarakë dhe joushtarakë – të sigurisë.

Siguria nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e territorit, të privuar nga mbrojtje natyrale në perëndim, në lindje dhe në rripi kufitar në jug, nga Kaukazi në Azinë Qendrore, por shumë i pasur me lëndë të para. Rusët kanë frikë se mos vendet e tjera komplotojnë për t’u marrë kontrollin. Siguria ka të bëjë edhe me stabilitetin e regjimit politik kundër ndërhyrjeve dhe detsabilizimeve të jashtme. Dokumenti sqaron hollësisht pastaj ambiciet në rangun rajonal dhe botëror të Rusisë, duke kërkuar që t’i identifikojë aleatë dhe kundërshtarë. Kremlini ka pasur gjithmonë një lloj paranoje për sigurinë.

Kjo është e kuptueshme, po të kesh parasysh agresionet e shumta e pësuara nga perëndimi dhe nga lindja. Është ushqyer edhe nga Kisha ortodokse, që konsiderohet gardiane e identitetit moral të Rusisë, e sulmuar na mënyrë konstante nga forca të këqija të huaja. Jo më kot, Patriarku Kiril ka pohuar …

[real3dflipbook id=”1408″]

Leave a Reply

Back to top button