Bota

Lufta Kore e Veriut-SHBA, tani një “mundësi reale”

Një luftë mes Koresë së Veriut dhe SHBA tani është një “mundësi reale” dhe me gjasë do të rezultojë në vrasjen apo plagosjen e mijëra njerëzve, sipas një think tanku të respektuar që merret me çështje të mbrojtjes.

Lufta mes të dy vendeve me gjasë do të përfshinte një pushtim në shkallë të gjerë të Koresë së Veriut dhe luftimet nuk do ishin “as kirurgjike as të shkurtëra”, thotë në një raport Royal United Services Institute (Rusi).

Në rast të një sulmi nga secili vend, Mbretëria e Bashkuar do të kishte vetëm disa orë për të vendosur se si të reagojë, shton ai.

ANaliza shqetësuese, e shkruar nga drejtori i përgjithshëm i RUSI, gjenerali Malcolm Chalmers, thotë se një luftë mund të nxitet ose nga Uashingtoni ose nga Peniani, por ajo paralajmëron se ka një rrezik në rritje që veprimi të ndërmerret nga Donald Trump, për ta zgjidhur problemin “më mirë herët se sa vonë”.

“Lufta është tani mundësi reale”, thotë raporti. “Me Korenë e Veriut që bën progres të shpejtë në programet e veta raketore dhe bërthamore, koha nuk është në anën e diplomacisë”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button