Bota

Lufta kundër ISIS: Kush po bën çfarë? (Video + Grafikë)

sulme

Pas sulmeve terroriste në Paris, Presidentit të SHBA, Barak Obama iu bënë shumë pyetje, në lidhje me angazhimin e Amerikës dhe a po bën ajo sa duhet për të goditur ISIS-in. A ishte koha për të ndryshuar strategji? Ai tha jo, se përgjigja ishte që të vazhdohej të luftohej.

Disa fuqi ushtarake janë angazhuar kundër ISIS – SHBA, Franca, Rusia, Mbretëria e Bashkuar – bashkë me disa vende arabe dhe kurdët, të cilët po i luftojnë në Irakun verior dhe Siri.

Ja një vështrim, në grafikë dhe në video, se kush po bën çfarë në luftën kundër ISIS.

SHBA DHE ALEATET E VET

SHBA dhe partnerët e vet të koalicionit e kanë goditur ISIS-in me 8216 sulme nga ajri – 5383 në Irak dhe 2833 në Siri, deri në 16 nëntor, sipas Pentagonit.

Deri në fund të tetorit, SHBA e goditi ISIS-in 5473 herë, krahasuar me 1574 sulme nga vendet e tjerë të koalicionit, duke përfshirë Australinë, Belgjikën, Kanadanë, Danimarkën, Francën, Jordaninë, Holandën, Mbretërinë e Bashkuar, Bahreinin, Arabinë Saudite, Turqinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

 

Sulmet e SHBA dhe koalicionit kundër ISIS

graf 1

Sulmet e SHBA kundër ISIS

graf 2

Pjesa më e madhe e asaj që dimë në lidhje me luftën në vazhdim të koalicionit në Irak dhe Siri vjen prej ushtrisë amerikane dhe llogarive të saj. Sulmet ajrore kryhen prej komandës qendrore, e njohur si CENTCOM.

Eshtë e vështirë të dish me saktësi se sa shumë po kontribuon secili shtet për fushatën ajrore kundër ISIS. Kjo sepse, secili shtet e raporton atë që bën në mënyrë të ndryshme dhe në plane kohore të ndryshme.

Sulmet e anëtarëve të tjerë të koalicionit kundër ISIS

graf 3

Udhëheqësi i koalicionit, Shtetet e Bashkuara, ia lë secilit shtet që të zbulojë çfarë dëshiron. Airways.org, një organizatë jofitimprurëse e drejtuar nga gazetarë, që gjurmon sulmet ajrore, flet me detaje se si çdonjëri prej shteteve e bën publik informacionin.

graf 4

Kanadaja, për shembull, raporton për çdo sulm që kryen në Siri, ndërkohë që Australia ka raportuar çdo muaj dhe nuk ofron informacione për shënjestrat e sakta në Irak. Në fillimet e fushatës ajrore në verën e 2014, Operacioni i Francës, Chammal, “synonte një nivel të lartë transparence”, shkruan Airways. Ministria e Mbrojtjes e Francës raportonte për sulmet brenda 24 orëve dhe jepte hollësi për mjetet ajrore dhe armët që përdoreshin për të goditur objektivat. Franca tani raporton në mënyrë të përjavshme dhe objektivat e sulmeve rrallëherë ofrohen, thotë grupi.

Shtetet që janë goditur pas sulmeve të ISIS

Kur Franca goditi ISIS-in, pasi ISIS mori përgjegjësinë për sulmet terroriste që vranë 130 vetë në Paris, ajo u sigurua që lajmet të kishin informacione të hollësishëm për avionët francezë që godisnin Raqqan. Franca kishte bombarduar gjithashtu objektiva të ISIS, edhe para sulmeve në Paris.

E njëjta gjë ndodhi me Jordaninë në shkurt, pasi ISIS nxorri një filmim ku shihej një pilot jordanez tek digjej i gjallë brendan jë kafazi. Televizioni shtetëror transmetoi pamje ekskluzive të avionëve ushtarakë që godisnin objektivat e ISIS në Siri. Forcat e armatosura të Jordanisë informuan se kishin goditur dhe shkatërruar një qendër stërvitore të ISIS si dhe depo armësh e municionesh. “Ky është vetëm fillimi, dhe ju do të shihni se kush janë jordanezët”, betoheshin forcat e armatosura në televizion.

Po atë muaj, pasi një filmim i ISIS shfaqi militantë që u prisnin kokat 21 egjiptianëve të krishterë në një plazh në Libi, avionët egjiptianë nisën sulmet ajrore kundër objektivave të ISIS në Libi.

Në korrik, Turqia nisi sulmet e parë ajrorë kundër ISIS, pasi Shteti Islamik organizoi një sulm përtej kufirit, që vrau një ushtar turk, si dhe një atentat me kamikaz që vrau më shumë se 30 vetë në provincën jugore turke të Surucut.

graf 5

Rusia përfshihet në Siri

Rusia filloi sulmet e saj ajrore këtë vjeshtë. Ai vuri në lëvizje avionë gjuajtës, tanke, helikopterë sulmi dhe pajisje të tjera ushtarake drejt Sirisë, në fund të shtatorit, dhe fillim të tetorit. Marina Ruse nisi të bombardojë objektiva në Siri në fillim të tetorit. Rusia tha se po godiste objektiva të ISIS, por SHBA dhe të tjerët thanë se shumë prej sulmeve godisnin rebelët që luftojnë kundër qeverisë siriane, një aleate e Rusisë.

Grafiku: Kush po e bombardon Sirinë?

graf 6

Në 31 tetor, një avion civil rus u rrëzua në Egjipt, duke shkaktuar vdekjen e 224 vetëve. ISIS mori përgjegjësinë për vendosjen e një bombe në avion. Të martën, rusia – e cila nuk është pjesë e koalicionit të udhëhequr nga SHBA, bombardoi Raqqan.

A mjaftojnë sulmet ajrore?

Kritikët e fushatës së koalicionit kanë thënë se sulmet ajrorë nuk janë aspak të mjaftueshëm për të mposhtur ISIS-in. Nick Paton Walsh i CNN, shkruante kohët e fundit se është marrëzi të besosh që kjo është një rrugë e qashtë për të mundur Shtetin Islamik. “Sulmet ajrore dhe sulmet e forcave speciale i dobësojnë kryengritjet, siç e pamë në Afganistan”, shkruante Paton Walsh, duke shtuar se disa liderë ushtarakë perëndimorë menduan se “sulmet gjatë netëve kundër talebanëve ishin shumë të efektshëm, pasi shkatërronin strukturën e komandës dhe siguronin që tashmë mbeteshin shumë pak liderë për të folur me kryengritësit”.

Por koha për të ndërhyrë në Siri ishte viti 2012, kur nuk kishte ISIS, dhe presidenti al Assad nuk mbështetej nga Rusia dhe Irani, shkruan ai. “Tani gjërat janë ndryshe. Eshtë shumë vonë”. Në SHBA, shumë republikanë kanë kritikuar Obamën dhe taktikat e tij kundër ISIS, si jo të efektshme, duke thënë se vetëm sulmet nga ajri nuk i mundin terroristët.

graf 7

Për shumë muaj, SHBA kanë qenë të vendosura, duke thënë se nuk do të kishte trupa nga toka në luftën ndaj ISIS. Qëndrimi ndryshoi në fund të tetorit, kur zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest tha se SHBA do të dërgojë trupa në terren në Siri, për herë të parë. Roli i më pak se 50 forcave speciale do të jetë të këshillojë dhe asistojë forcat rebele, tha ai. Trupat do të ndihmojnë forcat vendase kurde dhe arabe në luftën ndaj ISIS, me logjistikë si dhe kanë në plan të fuqizojnë përpjekjet e tyre.

Disa kritikë kanë argumentuar se SHBA duhet të dërgojë më shumë trupa nga toka për të luftuar ISIS-in, një sugjerim ndaj të cilit Obama ka rezistuar.

Kurdët dhe iranianët

Ai që i ndërlikon gjërat në terren, të paktën nga këndvështrimi i SHBA dhe aleatëve të vet, është angazhimi i Iranit. Ky vend po këshillon militantët që luftojnë ISIS, por ka shqetësim se përfshirja e Iranit mund të ndezë ndarjet sektare, sidomos në Irak. Forcat irakene të sigurisë dhe Kurdët Peshmerga në veri të Irakut kanë luftuar ISIS-in në tokë. CNN ka ndjekur nga afër luftëtarët kurdë, të cilët e kanë gjithnjë e më të vështirë të luftojnë, sepse armatimi i tyre është i vjetër dhe shpesh herë nuk kanë furnizime të mjaftueshme.

Jezidët, grupi i pakicës që ISIS-i e sulmoi në Sinjar vitin e kaluar, është bashkuar gjithashtu në luftimet në terren kundër Shtetit Islamik. Ditën e sulmit në Paris, forcat kurde thanë se kishin çliruar Sinjarin nga kontrolli i ISIS, pas një ofensive dyditore. /BURIMI: CNN

Në shqip nga Bota.al

Leave a Reply

Back to top button