Bota

“Lufta në Siri lindi për t’i bërë rusët dhe iranianët të paguajnë”. Fjalë të një ish-shefi të CIA-s

Screen Shot 2016-08-11 at 11.56.43Televizioni CBS ka transmetuar një filmim prej 53 sekondash që shpjegon në mënyrë të përsosur atë që po ndodh në Siri, prej pesë vitesh. Një hakmarrje nga ana e SHBA, për atë që iranianët – dhe si pasojë edhe aleatët e tyre – kanë bërë në Irak.

Në një intervistë për televizionin amerikan, ish zëvendës shefi i CIA-s, Michael Morell ka deklaruar: “Kur ishim në Irak, iranianët furnizonin me armë militantët shiitë, për të goditur ushtarë amerikanë. Irani duhet ta paguajë llogarinë në Siri. Edhe rusët”.

I habitur, intervistuesi e ka pyetur: “Do i bëjmë të paguajnë rusët dhe iranianët duke i vrarë?”

“Po, në fshehtësi”, ka konfirmuar ish zëvendës kreu i CIA-s, që më tej ka vazhduar duke pohuar se “Shtetet e Bashkuara duhet t’i shkaktojnë frikë presidentit sirian Bashar al Assad, duke vrarë rojat e tij, e duke hedhur në erë zyrën e tij në mes të natës”.

Një hakmarrje totale, nëse dëgjon fjalët e ish shefit të CIA-s. Kjo shpjegon edhe pse SHBA kanë shpenzuar kaq shumë para dhe armë për të stërvitur rebelët në Siri. Qëllimi nuk ishte aq shumë “eksportimi i demokracisë”, apo për ta bërë sa më të jetueshëm një vend në Lindjen e Mesme, se sa për të eleminuar një vend që ishte thelbësor për Iranin.

Por Irani zbriti në vijën e parë në favor të aleatit sirian, duke vendosur fytyrën, por edhe forcat speciale Pashdaran: Brigada Al Quds, udhëhequr nga gjenerali Qasem Soleimani. I cili rezultoi më i aftë nga sa ishte imagjinuar, aq sa shpesh herë edhe perëndimorëve iu është dashur ta mbështesin nga pas, në përparimin e tij kundër flamujve të zinj të Shtetit Islamik. /il giornale-bota.al

Leave a Reply

Back to top button