Bota

Lufta në Siri po nxjerr në pah të çarat në shoqërinë ruse

Screen Shot 2015-10-10 at 09.30.56

Nga Ivan Sukhov

“Moscow Times”

Një javë pasi forca ajrore ruse nisi operacionet ushtarake në Siri, parashikimet mbi atë se si do të shkojnë gjërat në Lindjen e Mesme dhe botën në përgjithësi, janë bërë përherë e më të zymta. Duke zbuluar se përdorimi i forcës në një vend tjetër, nuk do të sjellë sanksione të reja dhe thellim të izolimit, Rusia ka mësuar ndërkohë se operacionet ushtarake të këtij lloji, përfshijnë një numër të madh rrëziqesh në rritje, të përsëritura e të paparashikueshme.

Dhe rreziqet kryesore në këtë luftë, nuk mund të jenë të natyrës ushtarake, diplomatike apo edhe makroekonomike. Siç ndodhi 100 vjet më parë, lufta nuk ka bërë gjithnjë njerëzit së bashku:Ndonjëherë ajo shkakton një çarje fatale në vetë shoqërinë. Problemi nuk qëndron vetëm aty, por duke hyrë në një konflikt të hapur ushtarak me Shtetin terrorist Islamik, Rusia me sa duket ka harruar se një “degë lokale” e ISIS-it ekziston në territorin e saj, në formën e një rrjeti grupesh radikale islamike në rajonin e Kaukazit të Veriut dhe Vollgës.

Një vend bën zakonisht një vlerësim të sinqertë të burimeve të saj të brendshme ushtarake ekonomike dhe politike, para nisjes së një fushate ushtarake. Në shumicën e vendeve, me vendimin politik për të shkuar në luftë, udhëheqësit marrin ndër sy një rrezik serioz. Vendim-marrësit në vendet demokratike, kanë në përgjithësi një hapësirë të ngushtë mundësish për përdorimin e forcës.

Në fund të fundit, në vendet me njerëz të lirë për të shprehur mendimet e tyre, disa do ta mbështesin, por shumë të tjerë do ta kundërshtojnë një veprim të tillë, duke e bërë të pamundur marrjen e një vendimi unanim. Dhe nëse diçka shkon keq – lufta zgjatet ose shkakton një kosto shumë të lartë njerëzore, apo një barrë të madhe financiare tek taksapaguesit – numri i kundërshtarëve pandyshim që do të rritet.

Udhëheqësit e zgjedhur, rrezikojnë të humbasin rizgjedhjen e tyre, në qoftë se një luftë zgjat më shumë sesa ishte planifikuar, ndaj ata kanë tendencën ta shtyjnë vendimin derisa të kenë një plan të qartë, për të arritur fitoren sa më shpejt që të jetë e mundur dhe me humbje minimale.

Në Rusi, kemi një situatë të kundërt. Liderët marrin vendimin për të shkuar në luftë, për të qetësuar pakënaqësitë e brendshme, ndërsa operacionet ushtarake shihen si një mjet i besueshëm për reduktimin dhe jo rritjen e rrezikut. Edhe shumë nga kritikët e papajtueshëm të veprimeve të Kremlinit në Krime dhe politikës ndaj Ukrainës, kanë folur këto kohë në mbështetje të operacioneve ushtarake të Moskës në Siri, duke krijuar përshtypjen se regjimi e ka çimentuar më tej pushtetin e tij.

Megjithatë, ky është një iluzion i rrezikshëm. Së pari, edhe me 99 përqind mbështetje popullore ndaj një lëvizje politike, nuk nënkuptohet se vendimi është domosdosmërisht i drejtë, apo se ai i shërben nevojave reale të shoqërisë. Nëse vendimet nuk dalin nga vullneti i shumicës, mbështetja e kësaj shumice pas faktit të kryer, nuk i jep aspak legjitimitet.

Përkundrazi, nëse një vendim është marrë qoftë edhe pjesërisht për të fituar miratimin e shumicës, duartrokitjet dhe brohoritjet e turmave, kjo thjesht do të thotë se makina propagandistike po funksionon ashtu siç është planifikuar. Së dyti, edhe në rast se 99 përqind e popullsisë të impresionohet thellësisht nga zhurma e avionëve ushtarakë mbi Siri, ky është një iluzion.

Unë njoh shumë njerëz që më pyesin, pse kaq shumë rusë janë tejet entuziastë mbi përdorimin e fuqisë ushtarake në vendet e huaja. Sigurisht, unë po flas për ndonjë grup militant islamik me lidhje të drejtpërdrejta me Shtetin Islamik, por për të gjithë komunitetin mysliman të Rusisë, në të gjithë shumëllojshmërinë e tij.

Vlerësime të ndryshme flasin për 15 milionë myslimanë në Rusi, dhe pjesa dërrmuese e tyre janë sunitë. Shumica e tyre ndjekin raportet e lajmeve nga Lindja e Mesme, ku presidenti sirian Bashar Al-Asad dhe aleatët e tij shiitë, vështirë se shihen si heronj. Megjithatë, shumica e këtyre myslimanëve nuk mendojnë se thjesht për shkak se Rusia mbështet Asadin, ata janë të gatshëm për të vepruar kundër Rusisë.

Sigurisht, disa e ndajnë edhe këtë pikëpamje, në një kohë që zyrtarët vlerësojnë se disa qindra myslimanë rusë janë duke luftuar për Shtetin Islamik në Lindjen e Mesme. Kjo krijon probleme të sigurisë për Moskën, të cilat padyshim që vetëm sa do të përkeqësohen në situatën aktuale. Megjithatë, qindra apo edhe mijëra islamikë, janë ende shumë larg shifrës totale prej 15 milionë.

Për pjesën dërrmuese të tyre, rruga e xhihadit të armatosur nuk ishte një alternativë serioze ndaj shkollimit, një pune të mirë, martese të lumtur dhe shansit për të rritur fëmijët. Asadi nuk është heroi i tyre, por ata gjithashtu nuk kanë dëshirë për të shkuar në luftë kundër tij. Megjithatë, lind një pyetje e natyrshme:Çfarë lloj shoqërie është ajo, që nga njëra anë pretendon se ata janë qytetarë të barabartë, ndërsa në anën tjetër ndjen kënaqësi kur sheh avionët luftarakë që bombardojnë bashkëbesimtarët e tyre në Siri?

Në fakt, myslimanët e Rusisë, u shqetësuan shumë pak për luftën Rusi-Gjeorgji në vitin 2008, një konflikt që shkaktoi një rritje të madhe të ndjenjës së patriotizmit në mesin e popullatës së përgjithshme. E njëjta gjë ishte e vërtetë edhe për aneksimin e Krimesë, një ngjarje që tërhoqi vëmendjen vetëm të myslimanëve në Dagestan dhe Tatarstan, të cilët u shqetësuan për fatin e tatarëve në gadishullin e Krimesë.

E megjithatë, gjithë atë kohë myslimanët e Rusisë ndoqën nga afër zhvillimet në Siri, Irak, Afganistan, Jemen dhe madje zonat myslimane te Afrikës dhe Saharasë Jugore. Dhe sigurisht, zhvillimet aktuale në Siri, s’mund të kalojnë pa u vënë re. Dhe u zbulua se myslimanët rusë nuk janë aq shumë të interesuar mbi hartën taktike të Sirisë dhe mënyrën sesi konfliktet etnike dhe fetare e kanë shqyer këtë vend në copa, sikurse janë për situatën brenda Rusisë.

Ata pyesin veten:”Çfarë është kjo shumicë ruse që vazhdimisht ka nevojë për një tjetër luftë përtej kufijve të saj, në mënyrë që të provomojë veten në botë?” Dhe ata e kuptuan se është e vështirë që t’i përshtaten një shoqërie, që e përcakton vetveten duke shprehur eufori mbi luftën e nisur në Siri – një luftë që vret myslimanët.

Hollësitë e çështjeve politike dhe ndër-fetare në këtë konflikt, kanë pak interes. Një pjesë e shoqërisë ruse thotë:”Ne jemi të kënaqur që qeveria jonë i është futur një aventurë në Siri, pa marrë parasysh sa e rrezikshme mund të jetë”. Ndërkohë, një pjesë tjetër e shoqërisë – dhe jo vetëm muslimanët – është duke thënë:”A keni vërtetë nevojë për luftëra që të admironi qeverinë tuaj? A është lufta dhe jo zhvillimi ekonomik apo gjykatat e ndershme, ato të cilat mund të garantojnë të ardhmen e fëmijëve tuaj, dhe i japin vendit rrugë më të mira?”

Humori i publikut rus këtë vjeshtë, të kujton në mënyrë të habitshme ato që gjenden në letrat dhe kujtimet e Luftës së Parë Botërore:Si atëherë edhe tani, lufta është fillimisht një anestezi që e vë në gjumë shoqërisë duke e privuar nga njohja e realitetit. (S’ka gjë se shkalla e dy luftrave ndryshon shumë:Mbetet është ende për t’u pare, se si do të zhvillohen ngjarjet në Siri).

Kjo ndjesi e mpirjes të këndshme, do të vazhdojë derisa të bëhet e qartë, se lufta vetëm sa po shumëfishon përçarjen brenda një shoqërie që nuk ka asgjë tjetër përveç euforisë mbi luftën

që e mban së bashku. Dhe euforisë, ashtu si anestezisë, i efekti shumë shpejt.

Moscow Times – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button