Bota

LUFTE? Korea e Veriut testoi bombën me hidrogjen dhe shkaktoi tërmet. Trump: “Jemi gati”

Donald Trump ka lënë të kuptohet se një pushtim ushtarak i Koresë së Veriut nuk është jashtë diskutimit, pasi koreano-veriorët shpërthyen një bombë me hidrogjen prej një kiloton.
Presidenti mbeti gojëmbyllur mes supozimeve se Amerika po bën gati reagimin ushtarak, teksa dilte nga kisha sot në mëngjes.
Kur u pyet nëse SHBA do të realizojë një sulm parandalues ndaj Koresë së Veriut, pasi testi i saj shkaktoi një tërmet 6.5 ballë, Trumpi u përgjigj: “Do ta shohim”.


Më herët, në postimet e tij në Tuiter, Trump kishte thënë: “Korea e Veriut ka testuar një armë bërthamore. Fjalët dhe veprimet e tyre vazhdojnë të përbëjnë rrezik për SHBA. Korea e Veriut është një shtet batakci, i cili vazhdon të jetë një rrezik dhe siklet për Kinën, e cila po përpiqet të ndihmojë, por me shumë pak sukses. Korea e Jugut po kupton atë që unë u kam thënë, se zbutja me Korenë e Veriut nuk do të funksionojë. Ata kuptojnë vetëm një gjë!”
Korea e Veriut u përgjigj një orë më vonë: “Nëse imperialistët e SHBA do të provokojnë Republikën Demokratike të Koresë, ata nuk do të munden t’i shpëtojnë fatkeqësisë më të madhe”, bëri të ditur agjencia shtetërore e lajmeve. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button