Enciklopedike

Luftëtarët e pavdekshëm të Perandorisë së Iranit

Screen Shot 2016-04-18 at 10.23.19Sovranët persë mbroheshin nganjë repart trupash “elite” prej 10 mijë ushtarësh. Numri është ndoshta vetëm simbolik, por historiani grek Herodoti siguron se ishin kaq të shumtë, saqë dukeshin si “të pavdekshëm”, sepse nëse vriteshin, plagoseshin apo sëmureshin, ata zëvendësoheshin menjëherë. Vetëm persët apo medët mund të bënin pjesë në këtë trupë të zgjedhur. Ushtarët ishin të armatosur me një shtizë të shkurtër, hark si dhe një mburojë të veshur me lëkurë. Mbanin veshur rroba me ngjyra tejet të shndërritshme dhe të dekoruara me ar dhe mbanin gjithashtu një vello speciale transparente për të mbrojtur fytyrën nga rëra dhe nga pluhuri gjatë marshimeve.

Të pavdekshmit kishin një rol të rëndësishëm në Betejën e Termopileve në vitin 480 para Krishtit./bota.al

Leave a Reply

Back to top button