Analiza

Luhatjet e Turqisë përkundrejt NATO-s

“New York Times”

Screen Shot 2015-03-16 at 10.48.49

Faqja e internetit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, pranon se NATO ka luajtur një “rol qendror” në sigurinë e vendit dhe këmbëngul se Turqia, e cila është bërë anëtare në vitin 1952  “i kushton një rëndësi të madhe” aleancës. Megjithatë, angazhimi i Ankarasë në NATO, është më shumë se kurrë më parë i dykuptimtë

Për çështje të rëndësishme – nga luftimi i Shtetit Islamik tek ndërtimi i sistemeve të integruara të mbrojtjes, të cilat ndajnë informacionin dhe veprojnë së bashku, për të qëndruar fuqishëm kundër agresionit rus në Ukrainë – presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe qeveria e tij, as nuk janë duke bashkëpunuar plotësisht, dhe as nuk po veprojnë në kundërshtim të plotë me prioritetet dhe interesat e NATO-s.

Shto këtu faktin që Turqia nën zotin Erdogan, është bërë gjithnjë e më shumë autoritare, dhe bëhet e qartë se vendi po distancohet nga aleanca, traktati i së cilës mëton se është “e themeluar mbi parimet e demokracisë”, po aq sa edhe mbi ato të mbrojtjes. Për muaj me radhë, aleatët perëndimorë kanë ushtruar presion ndaj Turqisë, për të mbyllur kufirin e saj poroz, i cili deri tani ka lejuar mijëra xhihadistë të kalojnë në Siri, për t’iu bashkuar Shtetit Islamik, i njohur gjithashtu si ISIS, dhe i ka mundësuar këtij të fundit të kontrabandojë armë dhe naftë, tek të cilat ai mbështetet për të ardhurat financiare.

Ndonëse, qeveria turke ka ndërmarrë disa hapa, për ta bërë më të vështirë kalimin tranzit, ajo ka qenë e pavullnetshme apo e paaftë, për të frenuar rrjedhën, sipas Tim Arango dhe Erik Shmitit në raportimin e tyre për “The Times”. Një trafikant, ishte shprehur se ndërsa puna e tij, është bërë më e vështirë, nganjëherë rojet kufitare turke e mbyllin njërin sy.

Mbyllja e plotë e kufirit të gjatë, mund të jetë e pamundur, por duke pasur parasysh ushtrinë e madhe, që ka vendi dhe shërbimin e konsoliduar të inteligjencës, është e pafalshme që Turqia nuk po bën një punë më të mirë. Ankaraja duhej gjithashtu të vinte bazat ushtarake dhe trupat e saj, në dispozicion të koalicionit ndërkombëtarë të udhëhequr nga amerikanët. 

Gjithësesi Xhejms Klaper, drejtor i inteligjencës kombëtare, i tha Kongresit kohët e fundit, se nuk ishte optimist se Turqia do të bëjë më shumë kundër ISIS-it, sepse ajo kishte “prioritete dhe interesa të tjera”. Anketat e opinionit publik, tregojnë se turqit nuk e konsiderojnë ISIS-in një kërcënim kryesor, dhe zoti Erdogan është më shumë i shqetësuar nga autonomia kurde brenda Sirisë, por edhe përpjekjet për rrëzimin e presidentit sirian, Bashar Al-Asad.

Ka edhe aspekte të tjera brengosëse në sjelljen e Turqisë. Qeveria, thotë se po konsideron ende ofertën, për blerjen për 3.4 miliardë dollarë nga Kina, të një sistemi të mbrojtjes ajrore, që përfshin radarët dhe me raketat tokë-ajër me rreze të gjatë, të cilat mund të rrëzojnë raketat e armikut, para se të arrijnë objektivin.

Ky transaksion, është kundërshtuar nga aleatët amerikanë dhe evropianë, sepse ata e shohin këtë blerje ushtarake nga Kina si një rrezik. Ata janë të shqetësuar ndërkaq se Turqia, nuk po e ble një sistem të tillë nga aleatët, ndërsa këta të fundit kanë përballuar shpenzimet për mbrojtjen e Turqisë kundër një sulmi sirian, përmes stacionimit të një baterie raketash “Patriot” në territorin turk.

Për më tepër, muajin e shkuar, Minitri turk i Mbrojtjes, tha se qeveria nuk ka në plan të integrojë çfarëdolloj sistemi të mbrojtjes ajrore që ajo do të blejë me mbrojtjen ajrore të NATO-s dhe radarët, në mënyrë që pjesët e ndryshme të funksionojnë së bashku, edhe pse zëdhënësi presidencial më vonë, tha se sistemi do të jetë i integruar me NATO-n.

NATO nuk mund të integrojë sistemin e vet, me një sistem kinez, sepse të dy nuk janë të pajtueshëm.

Një sistem kinez, mund të përmbajë programe të rrezikshme, dhe anëtarë të Kongresit Amerikan e kundërshtojnë atë. Në rast se Turqia refuzon të lidhë sistemin e saj të mbrojtjes me NATO-së, “ajo po dobëson mbrojtjen e territorit të saj dhe dobëson në të njëjtën kohë edhe NATO-n”- tha Ivo Dalder, ish-ambasador amerikan në NATO.

Ndërkohë, Turqia mendohet ta nënshkruajë këtë marrëveshje brenda këtij viti, çka që do t’ilejojë Rusisë të ndërtojë një tubacion gazi natyror në Turqi, duke anashkaluar Ukrainën. Qeveria e Erdoganit, duke injoruar sanksionet perëndimore, po shfrytëzon çarjen mes Rusisë dhe Perëndimit, për të perfituar furnizimin me energji me çmime të volitshme.

Gjithashtu edhe Rusia, planifikon të ndërtojë centralin e parë bërthamor të Turqisë. Zyrtarët amerikanë, thonë se nuk mendojnë se Turqia do të tërhiqet ndonjëherë nga NATO. Sigurisht, një akt i tillë, do të ishte një gabim katastrofik. Por fakti që një mundësi e tillë gjithësesi ngrihet, edhe nga zyrtarë e ekspertë të mbrojtjes, dëshmon sesa të shqetësuar janë aleatët, kur duhet të mbështeten tek Turqia në çdo krizë.

www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button