Thenie

“Lumturia për një arsye është vetëm një tjetër formë mjerimi”. Disa thënie për të nisur ditën

Screen Shot 2016-05-28 at 07.57.14Lumturia për një arsye është vetëm një tjetër formë mjerimi, sepse arsyeja mund të zhduket në çdo kohë.

Në mesin e lëvizjeve dhe kaosit, ruaj gjithmonë qetësinë brenda vetes.

Duhet që të gjesh vendin brenda teje, ku asgjë nuk është e pamundur.

Kur bën një zgjedhje, ti ndryshon të ardhmen.

Egoja nuk është ai që ti je në të vërtetë. Egoja është imazhi që ti ke për veten; është maska jote sociale; është roli që po luan. Maska jote sociale lulëzon sa herë merr miratim. Ajo do kontroll dhe mbahet prej pushtetit, sepse ajo jeton në frikë.

Dashuria nuk ka nevojë për arsye. Ajo flet prej urtësisë joracionale të zemrës.

Ne të gjithë e kemi prirjen që të shfajësojmë veten, të fajësojmë të tjerët për fatkeqësitë tona dhe të fantazojmë për shkatërrimin total.

Nëse përpiqesh të heqësh qafe zemërimin dhe frikën, pa ua ditur kuptimin, ato do të forcohen dhe do të rikthehen.

Gjithmonë ndiqni pasionet. Mos e pyesni kurrë veten nëse janë realistë apo jo.

Që të arrish forcën e vërtetë për veten tënde, nuk duhet të ndiesh poshtë askujt, të jesh imun ndaj kritikave dhe të jesh pa frikë.

Jeta të jep shumë kohë për të bërë gjithcka që dëshiron të bësh, nëse ti qëndron në të tashmen.

Viktimat gjithmonë ndihen të vetëm dhe të pashpresë.

Që të bësh zgjedhjet e duhura në jetë, duhet të hysh në kontakt me shpirtin tënd. Që ta bësh këtë, duhet të përjetosh vetminë, nga e cila shumica e njerëzve kanë frikë, sepse në heshtje ti dëgjon të vërtetën dhe njeh zgjidhjet. /Në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button