Bota

Macron dhe kultura franceze. Kulmi i magjepsjes postmoderne

… shkruan Le Figaro

“Elozhi ndaj multikulturalizmit që ka bërë Emmanuel Macron dhe mbështetja e ofruar nga François Bayrou në deklaratat e tij për kulturën janë shqetësim i madh”, thotë filozofi François-Xavier Bellamy, i cili e akuzon Macronin se “rigjallëron vetëm zërin e diskursit demoralizues që nuk sheh të ardhme për Francën, përveç eutanazisë. Asgjë më shumë se sa një “hub”, ky hyhet dhe dilet indiferentë, deri në fjalimin mbi multikulturalizmin në Marsejë, që ishte një lloj lavdërimi haluçinant i francezit, vendosur përballë komunitetit, që përcaktohet prej origjinës së vet të huaj. Në emër të projektit që Macroni përsërit, nuk ka kulturë franceze”.

“En marche”, vazhdon të thotë filozofi, “është kulmi i magjepsjes postmoderne për lëvizshmërinë universale të një bote pa kufij. Njëri prej shkrimtarëve më të mëdhenj, Milan Kundera, ka shpjeguar: ‘Atmosfera spirituale në rininë time të verbër, karakterizohej prej një frankofonie të apasionuar. Dashuria për Francën nuk qëndronte kurrë në admirimin për burrat e shtetit francezë, por ekskluzivisht në pasionin për kulturën e Francës dhe për mendimin e saj, letërsinë dhe artin e saj’. Eshtë mëkat – përfundon François-Xavier Bellamy – që politikanët francezë nuk janë dakord me këtë”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button