Shkence

Makina e kohës. Si ka mundësi që për këto yje, koha “nuk ecën”?

Ka një “para” dhe ka një “pas. Në mes janë 20 vite. Ja se si ndryshohet, në pamje dhe në stilin e jetesës. Shembujt konkretë të Drew Barrymore, Brigitte Bardot, Julia Roberts, Audrey Hepburn, Nicole Kidman dhe Salma Hayek

Screen Shot 2016-04-28 at 10.21.15

Drew Barrymore

Në moshën 10 vjeç, në vitin 1985, ishte një yll, e konsakruar në kinema me filmin “E.T” të Steven Spielbergut (1982). Por nga divet e Hollywoodit, ka patur edhe vese: ka pirë gjithmonë duhan, alkool, ka thithur drogë, dhe në moshën 14 vjeç ka provuar edhe të vetëvritet. Pavarësisht jetës së pamatur, “vajza e keqe” ia ka dalë të ecë përpara, dhe në vitin 2005, mundi të kishte dhe një yll në “Shëtitoren e Famës” në Hollywood. Sot, nënë e dy fëmijëve, Olive dhe Frankie, është gjithmonë e bukur: a thua të kenë një rol edhe produktet e kompanisë së saj të kozmetikës, “Flower Beauty”?

Screen Shot 2016-04-28 at 10.22.53

Brigitte Bardot

Në vitin 1956 ishte 22 vjeç: ishte ndarë tashmë nga regjisori Roger Vadim dhe po niste një marrëdhënie me Jean-Louis Trintignant. B.B ka parë gjithmonë punët e veta, edhe në kohët kur për një grua nuk ishte kaq e kollajtë që të lëvizte me shumë lehtësi: e bukur sa të linte pa frymë, në vitet ’50 shkaktoi shumë zhurmë sepse ishte e para që ekspozoi monokinin. Njëzetë vjet më vonë, në 1976, e kishte mbyllur me kinemanë dhe i ishte futur fushatave për mbrojtjen e kafshëve: “Tani jam tjetër njeri: ua kam dhënë bukurinë burrave, tani dua t’u jap eksperiencën time kafshëve”.

Screen Shot 2016-04-28 at 10.24.08

Julia Roberts

Në vitin 1995 kishin kaluar pesë vite nga dalja e filmit-kult “Pretty Woman” dhe aktorja kishte realizuar mbi 15 filma. Por nga ai moment e deri në vitin 2015, ka patur shumë të tjerë, më shumë se tridhjetë, dhe disa prej tyre vërtetë të paharrueshëm: “nga “Notting Hill” (1999) tek “Erin Brockovich” (2000), për të cilin fitoi edhe çmimin Oscar si aktorja më e mirë protagoniste. Pavarësisht suksesit shumë të madh, Julia Roberts mbeti me këmbë në tokë dhe nuk u dorëzua para kirurgjisë estetike. Nuk është rastësi që “Lancôme” e ka zgjedhur si testimonial për parfumin “La vie est belle”.

Screen Shot 2016-04-28 at 10.25.08

Audrey Hepburn

Nuk e pëlqente veten dhe aq shumë: “Jam një përzierje defektesh”. E megjithatë, në vitin 1956 ishte muza e stilistit francez Hubert de Givenchy, dhe kishte fituar tashmë një çmim Oscar për filmin “Pushime në Romë” (1953). Që nga fundi i viteve gjashtëdhjetë filloi të punojë shumë më pak në kinema, dhe iu kushtua më shumë çështjeve sociale. Dhe kështu, atyre që e pyesnin për sekretet e bukurisë së saj, u jepte përgjigje të tipit: “Për të patur sy të bukur? Shoh atë që njerëzit kanë të bukur brenda tyre. Për të mbetur e dobët? Ndaj ushqimin me ata që vuajnë urie”.

Screen Shot 2016-04-28 at 10.26.03

Nicole Kidman

Në vitin 2001, në mesin e periudhës mes 1991 dhe 2011, Nicole Kidman u nda nga Tom Cruise. Prej aty, ndryshoi gjithçka: dy vjet më vonë fitoi çmimin Oscar për filmin “Orët” dhe në vitin 2004 u bë fytyra e “Chanel N°5”. Pastaj një martesë e re, fëmijë të tjerë, dhjetëra filma të bukur dhe një jetë e re. Me kalimin e viteve e ka ruajtur gjithmonë bukurinë e saj hënore: “Jam penduar shumë”, ka rrëfyer kohët e fundit, “që iu dorëzova botoksit. Nuk do ta bëja kurrë më”.

Screen Shot 2016-04-28 at 10.26.59

Salma Hayek

Në vitin 1995 ishte në debutim: ndonjë fushatë publicitare, një telenovelë, shumë pak kinema. Nga ai moment e deri në 2015, erdhi gjithçka: filma, seri televizive dhe në vitin 2006, takimi me miliarderin François-Henri Pinault. Ndërkohë, bukurisë meksikane i ka shtuar një prekje të sofistikuar. “Vendos gjithmonë një filtër diellor dhe kam prirjen të rrij larg teknikave invazive”, ka thënë. Nuk e ka mister dashurinë për bukurinë: ka themeluar një linjë kozmetike të gjithën të vetën, “Nuance”, me një përzierje kurash të Majave dhe formulash të gjeneratës së fundit.

www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button