Një nga ëndrrat më të mëdha të njerëzve të inspiruara nga filmat fantashkencë kanë qenë makinat fluturuese dhe mesa duket këto ëndrra do realizohen dhe ne po jetojmë tashmë në të ardhmen ku makinat fluturuese shumë shpejt do të bëhen një realitet.
Kompania mëmë e Volvo, Geely, ka fituar licenën për bërjen realitet të makinës fluturuese Terrafugia, duke bërë që automjetet që kalojnë nga rrugët në qiell të jenë një hap më afër realitetit.
“Aeroplani rrugor-ligjor” i “Terrafugia, u miratua vitin e kaluar nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA) për t’u certifikuar si një aeroplan i lehtë për sport, duke hapur rrugën për zhvillimin e automjeteve hibride me peshë deri në 1,800 paund.
Pas blerjes, Terrafugia synon dhe informon se më shumë mundësi makina e parë fluturuese do jetë në treg në 2019.