Shkence

Makina që lexon ëndrrat

Screen Shot 2016-05-17 at 11.51.34

E sikur dikush të zbulonte atë që jeni duke ëndërruar teksa flini gjumë? E ka provuar një grup studiuesish në ATR Computational Neuroscience Laboratories të Kiotos në Japoni, i cili është përpjekur të deshifrojë përmbajtjen e ëndrrave të disa vullnetarëve, duke përdorur rezonancën manjetike funksionale, një teknikë që mundëson vizualizimin e zonave të trurit që aktivizohen gjatë kryerjes së një detyre. Shkencëtarët krijuan një kod duke ia korresponduar aktivitetet e trurit të regjistruara gajtë gjumit, me atë që vullnetarët më pas thoshin se kishin ëndërruar.

Studiuesit thonë se ia dolën që të parashikonin përmbajtjen e ëndrrave duke u bazuar vetëm mbi të dhënat e rezonancës manjetike me një saktësi prej 60%: shumë e lartë, për të qenë rastësore. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button