Histori

Mallkimi i Che Guevarës

Screen Shot 2016-02-28 at 20.09.07

Persona të ndryshëm që u përfshinë në vrasjen e Ernesto Che guevarës në Bolivi, gjetën vdekje të dhunshme, aq sa krijuan legjendën e një “mallkimi të Che”. I pari që humbi jetën, prej rënies së pashpjegueshme të helikopterit të tij, në vitin 1969, ishte presidenti i Bolivisë, Rene Barrientos. Po atë vit Honorato Rojas, fshatari që kishte tradhëtuar Che Guevarën duke zbuluar vendndodhjen e tij, u ekzekutua nga ushtria e guerilasve bolivianë. Në vitin 1971, koloneli Roberto Quintanilla, shefi i shërbimeve të fshehtë bolivianë, që mori gjurmët e gishtërinjve të Che Guevarës pasi i ishin prerë duart, u vra në Gjermani nga Monika Ertl, “ëngjëlli hakmarrës i Che”. Më pas, Ertl do të vritej në një pritë të organizuar prej kriminelit nazist, Klaus Barbie.

Në vitin 1973, Andres Selich, ushtaraku bolivian që mori në pyetje Che Guevarën pas kapjes së tij, u vra me shkopinj nga militarët e Hugo Banzer, presidenti i ri bolivian, i asrhur në pushtet me një grusht shteti, dy vite më herët.

Koloneli Joaquin Zenteno Anaya, i cili kishte zbatuar urdhërin e vrasjes së Che, pasi e kishte marrë nga shefi i Shtabit, Juan Jose Torres, u vra në vitin 1976 në Paris nga “Brigata Ndërkombëtare Che Guevara”.

Nga ana e tij, Torres u vra në Buenos Aires në vitin 1976, nga një organizatë e të djathtës ekstreme argjentinase.

Mario Teran, që ekzekutoi Che Guevarën, ka jetuar gjithmonë i fshehur, nën terrorin e një hakmarrjeje të mundshme.

Felix Rodriguez, agjenti i CIA-s që identifikoi Che Guevarën për qeverinë amerikane u godit nga një formë e rëndë astme: e njëjta që kishte përndjekur Che Guevarën përgjatë gjithë jetës së tij./bota.al

Lexoni më shumë për Che Guevarën, duke klikuar mib fotot më poshtë:

Screen Shot 2016-02-28 at 20.08.08


Screen Shot 2016-02-28 at 20.08.25


Screen Shot 2016-02-28 at 20.08.40

Leave a Reply

Back to top button