Enciklopedike

Maneto, historiani që “rishkroi” 3000 vite histori të Egjiptit

Screen Shot 2016-05-22 at 10.23.16Ndonëse detajet për jetën e Manetos janë shumë të rrallë (ashtu si ndodh gjithmonë), mendohet që të ketë jetuar rreth shekullit 3 para Krishtit. Ai ishte një prift egjiptian, si dhe historian i njohur. Ishte kaq i famshëm, apo i respektuar, saqë mbret maqedon i Egjiptit, Ptolemi II Filadelfi, thuhet se ka qenë personi që ka porositur dhe paguan veprën e jetës së tij, “Egjiptiaka” (Historia e Egjiptit). Fatkeqësisht, asnjë prej shkrimeve të tij origjinalë nuk ekzistojnë më. Të vetmet copëra që kanë mbijetuar vijnë prej historianëve të mëvonshëm apo përkthimeve, disa prej të cilave më shumë se 1000-vjeçare. Vepra e tij është përdorur më vonë në polemikat e shkruajtura nga autorë të ndryshëm egjiptianë, hebrenj dhe grekë, secili prej të cilëve kishte mendime të ndryshme se kush ishte qytetërimi më i vjetër.

Për egjiptologët, pjesa më e rëndësishme e veprës së tij, e cila ka mbijetuar kryesisht e paprekur, është lista e mbretërve, më e përmendura, e cila e rendiste historinë egjiptiane në dinasti.

Megjithatë, citimet që kanë mbijetuar shpesh herë ndryshojnë për vitet, rendin dhe emrat e faraonëve të ndryshëm, një tjetër efekt anësor i pafat i faktit që nuk e kemi tekstin origjinal të Manetos. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button