Një marrëdhënie e trazuar por intensive, një dashuri ende e fortë që u ka mbijetuar gjatë viteve: kjo është marrëdhënia mes Mara Venier dhe Jerry Calà dhe që drejtuesja veneciane e ka rrëfyernë mikrofonat e programit “Verissimo”, duke zbuluar detajet e paditura të historisë së tyre dhe sidomos të martesës së tyre: “Më tradhtoi edhe në ditën e dasmës, e kam dëndur me grushta”.
“E kam takuar Jerry në vitin 1978″, tha ish drejtuesja e “Domenica In”, e cili qëndroi me komedianin për 6 vjet. “Është miku im i dashur, ai vëlla që kurrë nuk e kam pasur”. Pavarësisht mendimit më pozitiv që Mara ka për Jerryn ende sot, megjithatë, momentet e tensionit ka patur gjithmonë: “Çfarë nuk më ka bërë, ishte një kurvar i madh. Në momentin e suksesit të madh, gjithë femrat çmendeshin pas tij, kam vuajtur shumë, grindeshim shpesh aty për aty, edhe e kam goditur, por gjithmonë e falja”.
Çifti, i cili kish qenë së bashku për disa vite, në një moment kishte vendosur të martohej, por gjërat nuk shkuan mirë: “Bënim letrat për t’u martuar, ai më punonte ndonjë gjë dhe unë i grisja letrat. Një ditë shkuam në një udhëtim dhe u martuam në Las Vegas, pastaj u kthyem në Itali, shkuam në Castiglioncello me miqtë tanë dhe bëmë një festë të madhe për dasmën. Në orën 2 të natës, nuk po e gjeja. Shkoj në banjo dhe e gjej me një femër. E dënda me grushta, atë dhe femrën që e shoqëronte. Pastaj thashë mjaft dhe e anulova dasmën”.
Megjithatë, përfundon Mara Vernier, “ai ka qenë i mrekullueshëm me fëmijët e mi, është shumë bujar: është vërtetë person unik”. / Bota.al