Ja historia e Maradonës, njeriut që ka qenë “më shumë” në fushë dhe jashtë saj, fenomen absolut kundër të gjithëve dhe bile edhe kundër vetes
Seks, drogë, tango (më shumë se çdo gjë tjetër disco-music) dhe futboll. Futboll autori. Diego Maradona është ngacmues edhe kur shkon të ripeshkosh duke rrëmuar në arkivin e pakufishëm të kushtuar atij.
Është ngacmues sepse nga cdo anë që ta kapësh, ai të ikën nga dora. Është tepër me futboll, është tepër sidomos me pjesën tjetër, me “tjetrin” që ka shënuar jetën e tij dhe, për pasojë, futbollin botëror. Sepse, më mirë ta sqaroj menjëherë, Diego Maradona, fëmija i lindur me 30 tetor të vitit 1960 në Lanus, periferia e varfër e Buenos Airesit, ka qenë Futbolli.
Në Botërorin e Meksikës ka magjepsur qindra milionë spektatorë dhe i ka bindur, me argumentin e vetëm bindës që ka në dispozicion një futbollist, zotësinë, që të bëjnë tifozllëk për të. Edhe kur shtetësia e atij që e admironte nuk ishte argjentinase. Në planin e spektakolaritetit të pastër është vendosur në nivelet e Pelèsë edicioni 1958 apo të Garrincha të Botërorit kilian në vitin1962.
Në planin e rezultateve ka qenë superior ndaj Pelèsë dhe baraz me Garrincha. Në kuptimin që ka arritur ta fitojë kampionatin e botës duke luajtur praktikisht i vetëm ose gjithsesi në një skuadër ku nuk kishte asnjë të krahasueshme (as për së largu) me të. Pelèja i vitit 1958 luante me Garrincha, Didì e kompani. Ai i vitit 1970 deri me Tostao, Rivelino, Jairzinho, Gerson e kompani. Maradona i Argjentinës kampione në Meksika 1986 ka qenë frymëzuesi, njeriu vendimtar. Njeriu i vetëm vendimtar. Pikërisht si Garrincha në vitin 1962 në Kili.
E kujtoj mirë atë ditë të largët të verës 1984, kur ra nga qielli në stadiumin San Paolo, pas traktativës së pafundme me Barcelonën. Kish qenë pikërisht Antonio Juliano, i plotfuqishmi i Napoli Calcio arma fituese e Presidentit Ferlaino, që me një “napoletanatë” të dëshpëruar të fundit (ngjitje nga porta e parme e fluturimit Barcellona – Roma, zbritje nga ajo e prapme, pasi që Caspart, Zëvendëspresidenti, dhe Nunez, Presidenti i klubit blaugrana, e kishin thirrur in extremis të frikësuarnëse ajo tërheqje kishte qenë e vërtetë, kish fituar lojën duke e sjellë në Napoli. Të përditshmet napolitane shtypën edicione të jashtëzakonshme dhe gazetarët “Napolinotte” ua dhuronin gazetën makinave në radhë të ndodhura në Corso Vittorio Emanuele teksa shkonin për të festuar në Mergellina.
Dhe për orën e kurorëzimit, korrik 1994, gazetat e mëdha dërguan në tokën napolitane forcat më të mira. Giorgio Reineri krijoi atë nofkë, Fenomeni, që asnjëherë nuk ishte shfaqur në shtypin italian dhe që qysh atëhere, me F-në e madhe, vetëm Ronaldo, pas shumë vitesh, e ka merituar. Atë ditë, stadiumi napolitan u mbush siç nuk ish mbushur kurrë deri më atëhere. Ai, Diego, bëri vetëm një xhiro rreth stadiumit gjithsej, pesë mbajtje topi pa rënë në tokë në mesfushë i shoqëruar ng Josè Alberti, argjentinas – napolitan prej një jete, dhe më pas nga Canè, Ferlaino, Juliano, nga djelmoshat e të rinjve dhe sidomos nga Napoli, që ishte mbledhur aty për të shikuar më sytë e shqyer atë kokë me flokë kaçurrela që në fushat e blerta kishte bërë gjithçka. Pati buzëqeshje dhe pak fjalë, të parat në italisht, me atë “Faleminderit Napoli!” e ulëritur në qiell për përaqfimin e paharrueshëm popullor. Më pas ka ndodhur gjithçka. Ka ndodhur më shumë.
Më shumë se ajo që do të kish qenë e imagjinueshme nga çdo romancier. Jemi në all’”imbarazzante” di cui sopra. Siqerisht e yll i pamundur – ndoshta në këtë pikë edhe i kotë – prapa kaq shumë kronike (shpesh të zezë) që ka shënuar Kohën e Diegos. Dy titul kampion kombëtar (1987 dhe 1989), një Kupë UEFA (1989) dhe një Kupë Italia nuk janë të mjaftueshme për të certifikuar atë që Maradona ka qenë – jo vetëm për Napolin (që do të ishte ofendim), por për futbollin. Atë botëror. Sepse ai, heroi negativ, i keqi, më i dashuruari dhe më i urryeri, djalli, në fushë ka qenë i bukur, u mirë dhe i shkëlqyeshëm si askush tjetër. Një njeri i prekur nga një talent futbollistik i i pafundëm, talent që vdo herë që zbriste në fushat e blerta e shpërndante me bujari.
Napoli që nuk harron rrëfen me një rrënqethje melankolike atë që bënte në fund të çdo seance stërvitore, në fushën e vogël të Soccavo, në Centro Paradiso, selia sportive e shoqërisë kaltëroshe. sportiva azzurra. Fëmijët endacakë qëndronin urtë për një herë. Në heshtje, sëbashku me lojtarët e tjerë të skuadrës, me trajnerët (deri “ariu” Ottavio Bianchi), me drejtuesit, me gazetarët, fusnin hundën në rrjetin ndarës dhe kishin vështirësi edhe të kapërdiheshin: ai luante, dëfrehej me topin, i vetëm, si fëmijë. Një spektakël i vërtetë, i pastër, shumë i lartë. I paparë ndonjëherë.
Sigurisht që Maradona ka qenë kampioni “më i vështirë” për t’u kapur. Jo për mbrojtësit, që nuk ia kanë arritur pothuajse kurrë, por për atë karakter të egër, rebel, të një njeriu që nuk dinte t’i nënshtrohej asnjë lloj kompromisi, që ecte kundër korracatave si një pasdaran i çmendur. Gjithmonë dhe vetëm me rriskun dhe rrezikun e tij. Diego ka vdekur (metaforikisht) i vetëm, duke mos tërhequr pas vetes asnjë në humnerë. Bile duke qenë gjithmonë i adhuruar dhe i mbrojtur nga shokët e skuadrës së tij. Deri në fund. Sepse e dinin që ai në fushë do të linte shpirtin (prej kohësh të shitur Djallit, kjo po), por edhe këmbët që të fitonte. Pastaj, nëqoftëse skuadra fitonte, ata, shokët, do të bëheshin të pasur e të famshëm, më të pasur dhe më të famshëm. Diego ka ecur kundër të gjithëve, edhe kundër vetvetes.
Ka ecur sidomos kundër të fuqishëmve që ka hasur në rrugën e tij dhe e ka bërë me shpërfillje, duke thënë gjithmonë atë që mendonte. E ka thënë përpara fytyrës së Havelange dhe Blatter se shorti i Italia ’90 ishte “kombinuar”, e ka thënë – pas lotëve të zemëruara të stadiumit Olimpico, kur romanët fishkëllyen himnin argjentinas vetëm pse ishte ai dhe se ajo penallti Gjermanisë ishte dhënë sepse FIFA nuk e donte Argjentinën kampione (dhe të gjitha moviolat e botës më pas e kanë provuar), ka quajtur të pazotin Pelè, të paaftë Menotti, të korruptuar Presidentin e Republikës së tij, Carlos Menem (…), të njëjtën gjë ka bërë në Itali me Franco Matarrese,me krerët e arbitrave, me Presidentin e Napoli Calcio, Corrado Ferlaino, me të gjithë. Gjithmonë “duke e nxjerrë fytyrën” personalisht, siç thoshte ai. Natyrisht, jo gjithmonë kishte të drejtë (shumë shpesh po), por ky qëndrim e nderonte.
Ka fituar një Botëror (1986) absolutisht i vetëm, atë të golit “me Dorën e Zotit”, dhe atë gol hyjnor tjetër të shpikur duke u nisur nga mesfusha dhe duke i dribluar të gjithë, edhe portierin; një Botëror tjetër i është mohuar në Itali (pikërisht në vitin 1990) me arbitrimin skandaloz në finalen kundër Gjermanisë; së fundi një i tretë, ai i vitit 1994, i shkatërruar kur Havelange dhe Blatter (President dhe Sekretar i Përgjithshëm i FIFA-s) “e kanë kuptuar me vonesë – siç ka thënë ai më pas – se Argjentina do ta fitonte titullin, me të cilën ata të dy, për arsye komercialo – publicitare, do të donin me çdo kusht që të merrte pjesë edhe Maradona, edhe pse tashmë kokainoman i deklaruar dhe i rrëfyer. Dhe kanë dalë në sipërfaqe dyshimet dhe thashethemet mbi marrëveshjen joshortim antidoping që qenë në bazën e kësaj pjesëmarrjeje të shtrënguar. Marrëveshje, siç dihet, e tradhtuar nga krerët e futbollit botëror kur Argjentina ishte dukshëm një prej skuadrave më efikase, në atë pikë favoritja kryesore për fitimin e titullit. Dhe ajo “e përdorur: ka qenë goditja finale për një karrierë tashmë në bëlbëzimet e fundit. Por kokaina nuk ia kish gllabëruar akoma trupin dhe mendjen, Diego Maradona kish qenë Zot në Napoli. Nuk është e vërtetë se njerëzit, shumë nga largimi i tij, në Montecalvario ashtu si në Sanità, në Posillipo ashtu si në Quartieri Spagnoli, e duan më pak.
Baret, vendet e takimit, klubet, shtëpitë e 40 vjeçarëve aktualë dhe më shumë, natyrisht, janë akoma një himn për të, muret e veshura me posterat e tij. Sikur të luante akoma sot me Napoli. Megjithatë në mes, midis lavdisë dhe sukseseve, është Maradona tjetër, ai që do të ofendonte qytetin, ai i Cristiana Sinagra, nëna e djalit napolitan të tij, Diego Jr. – mashkulli që e shoqja, Claudia Villafanes, nuk ka arritur t’ia japë – është Maradona i donna Carmela Cinquegrane, “zonjës” që i siguronte femra dhe “gjë”, netët me “dhomën private” në të cilën të qëndronte me prostitutën e radhës, Maradona i frekuentimeve të çuditshme, i klubeve ekuivoke, i kamorras, miku i familjes Giuliano në Forcella, ai i fotografive në vaska banje prej floriri me Carmine Giuliano, i quajtur O’Lione, i plumbave të “firmosur” kundër makinës së tij, i atij titulli (1988) të dhuruar Milanit në mënyrë aq të habitshme (4 pikë avantazh në klasifikim, 41 me 37, në një kohë që fitorja kishte vlerën e 2 pikëve, 5 javë përpara përfundimit të kampionatit), Maradona i dyshuar dhe i akuzuar nga një prej mburravecëve të shumtë napolitanë, i penduari Pietro Pugliese, se nuk është vetëm toksikoman, pior edhe shpërndarës droge (çfarë çmendurie). Me një fjalë, pikërisht, gjithçka dhe më shumë.
Nuk dua të ndalem këtu dhe të kujtoj vetëm lloqe dhe dyshime të pështira (për shembull, procesin për shpërndarje dore natyrisht që e ka stërfituar, “pasi fakti nuk ekziston”, ajo është një histori e lecuar dhe rilexuar, e shkruar dhe e rishkruar njëmijë herë. Por parasëgjithash më vjen të kujton Diego Maradona në qejf, i gëzuar, gjithmonë i dashuruar pas femrave dhe lojës së bukur. Maradonan që për martesën thoshte: “Është një zgjedhje besnikërie heroike dhe heroizmi është i shpirtrave të zgjedhur… unë nuk i sigurtë se jam i tillë”. Gjithmonë lidhur me besnikërinë: “Unë nuk e kam tradhtuar asnjëherë Claudia (qeshje apo pordhë e lirë, por, nëqoftëse do ta tradhtoja, nuk do ta rrëfeja asnjëherë”.
Por me gratë, me erotizmin, shpërthente. Pa shkuar për të rrëmuar midis veseve të mëpasëm, kujtoj me dëshirë atë që u thoshte grave. “Më eksitojnë kur shtriqen për shtatë palë qejfe apo kur përkulen duke të treguar të prapmen… Një grua bëhet seksi nga mënyra e të zhveshurit, për shembull me një këmishë gjysëm të zbërthyer apo me një fustan të gjatë me një çarë të madhe”. Lidhur me homoseksualët: “Është mirë që të shumëfishohen, kështu rritet kërkesa për meshkuj të vërtetë”.
Kam qenë në martesën e Maradona në nëntor të vitit 1989, në Buenos Aires. Luks i pambarimtë, hakmarrja e kujt ka lindur i varfër, pritja në katin e 21-të të Hotelit Sheraton pas ceremonisë në kishë me babain e Diego, i mallëngjyer dhe krenar që kish veshur frakun. Diego argëtohej atëhere. Tashmë ishte i droguar prej vitesh, por nuk kishte filluar zbritja drejt Ferrit. Në atë Napoli të zi që ishte i gatshëm ta mirëpriste. Do të vinin menjëherë denoncimet, historia me Cristiana Sinagra, vajzën e parrukierit nga Vomero që ka marrë prej tij atësinë e djalit, por sidomos seancat e pyetjeve dhe hetimet e Prokurorisë, të penduarit, denoncimet për trafikun ndërkombëtar të drogës me Cinquegrane e sipërpërmendur dhe trafikantin tjetër Italo Jovine (një aferë e shpërthyer në fillimet e shkurtit 1991), deri në skualifikimin e parë për doping (kokaina, natyrisht) pas ndeshjes Napoli – Bari të së dielës 17 mars 1991. Erdhën edhe arratitë, kapja nga ana e policisë në një dhomë të Buneos Airesit, ndërsa një muaj më pas, si i droguar i mjerë, “bëhej” në mënyrë të tërbimtë, me ata sy haluçinantë që nuk e kam pasur më të mundur t’i harroj.
U dërgova sërish në Buenos Aires për të kuptuar dhe mësuar nëse do të kthehej vallë më ndonjëherë në një fushë futbolli. Nuk i ngjiti asnjëherë gazetarët në apartamentin e tij. Herëpasëhere mbërrinte ndonjë mjek, ndonjë psikiatër dhe diçka arrihej të mësohej. Nga trotuari i rrugës ku qemë grumbulluar të gjithë nje herë kemi parë dritaren e katit të katërt të hapej dhe kokën e Diego që të dilte prej saj. Ulërinte tamam si një i shkalluar: “Lermëni vetëm, nuk mundem më, më lini vetëm me vajzat e mia…”. Kurat i shërbyen pak, aq sa në Shtetet e Bashkuara, në Botëror, siç quhej dikur, një herë që sistemi e kish përdorur, u skualifikua sërish, përfundimisht (skualifikimi i parë, ai pas ndeshjes me Barin, qe për 15 muaj).
P.S. Botërori i Afrikës së Jugut e ka çuar lart, shumë lart. Zoti e ndihmoftë dhe mos e hedhtë sërish poshtë…
(Nga libri “Perda il Migliore”, historia e Diego Armando Maradona, protagonist i paharruar i Botërorit 1986)
Përgatiti: ARMIN TIRANA / Bota.al