Shkence

Mari Kyri s’mund të ndiqte ligjërisht universitetin, prandaj …

screen-shot-2016-09-29-at-15-37-05Mari Kyri është shkencëtarja inovative e njohur për fitimin e dy çmimeve Nobel, një në fizikë dhe tjetri në kimi, në mesin e shumë kontributeve të tjera të saj në shkencë. Por arritjet e saj për pak mund të mos kishin ndodhur kurrë. Gjatë kohës që Mari Kyri jetoi në Poloni në vitet 1800, arsimi i lartë për gratë ishte i paligjshëm. Vendi, asokohe i kontrolluar nga rusët, prusianët, dhe fuqitë austriake, kufizonte rreptësisht atë çfarë mund të mësohej, dhe ndalonte tërësisht praninë e grave në universitete.

Por kjo nuk e ndali Kyrinë. Ajo u bë pjesë e asaj që njihej si Universiteti Fluturues, një organizatë sekrete që u krijua në vitin 1882 në kryeqytetin polak Varshavë. Profesorë, filozofë, dhe historianë polakë dhanë seminare dhe leksione për studentët që qenë lënë jashtë sistemit arsimor, të kontrolluar nga qeveria e kohës. Për të shmangur zbulimin nga zyrtarët, në kushtet kur ky lloj shkollimi qe i paligjshëm, leksionet e universitetit zhvilloheshin nëpër shtëpi të ndryshme private, të cilat ndryshoheshin vazhdimisht. Duke filluar nga vitet 1890, shkolla kishte rreth 1 mijë studentë nga të dyja gjinitë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button