Your Life

Gjashtë “hile” psikologjike, që të gjithë ju duhet t’i dini

1. Nëse doni që njerëzit t’ju marrin seriozisht

Nëse doni që një informacion i rëndësishëm që jepni të ngjisë tek të tjerët, u thoni se jua ka mësuar nëna ose babai. Njerëzit janë natyrshëm të prirur të besojnë këshilla apo informacione që prindërit ofrojnë.

2. Kur doni që të tjerët të bien dakord me atë që po u thoni

Nëse doni që të tjerët të bien dakord me ju, thjeshtë tundni kokën teksa flisni. Tundja e kokës në shenjë pohimi tregon se cilado qoftë ajo që po thoni, është e sinqertë, dhe njerëzit kanë prirjen të tundin edhe ata kokën, si një rregull i përgjithshëm i modeleve sociale të sjelljes.

3. Kur doni që fëmijët tuaj të hanë zarzavatet

Në vend t’i pyesni nëse duan të hanë zarzavate, jepini një zgjedhje tjetër për pak a shumë po atë zarzavate. Në këtë mënyrë ju e keni vendosur tashmë që ata do të hanë zarzavate, por ata do të ndihen sikur kanë patur një zë në vendim marrje. Për shembull pyetini nëse duan dy copa brokoli, apo pesë copa.

4. Parafrazoni për të treguar se po dëgjoni

Pjesë e të qënit dëgjues i mirë është që të dëgjoni realisht një pjesë të asaj që thonë të tjerët. Këstu do të shfaqeni si i/e sinqertë kur dëgjoni një njeri, nëse do mundeni të parafrazoni atë që ata ju thonë. Megjithatë, mos e teproni dhe të përsërisni gjithcka, gjeni një ekuilibër.

5. Kur keni nevojë për ndihmën e dikujt

Nëse keni nevojë për ndihmë që të bëni dicka, filloni duke i thënë personit: “Kam nevojë për ndihmën tënde”. Kjo do e bëjë të duket sikur vërtetë keni nevojë për ta, gjë që do i bëjë të ndihen fajtorë kur mendojnë të mso ju ndihmojnë.

6. Nëse ndiheni sikur dikush po ju sheh

Kur nuk hiqni dot qafe ndjesinë sikur dikush po ju sheh, bëni më të mirën që të lëshoni një gogësimë. Nëse mundeni dhe shihni rretherrotull, me shumë gjasë personi që po ju shihte do të jetë edhe ai duke gogësirë. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button