Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, në çdo muaj janar paraqet sfidat e tij personale për gjatë gjithë vitit.
Por duket se këtë radhë, Zuckerberg nuk do të dalë jashtë kësaj tradite, pasi ka vendosur të mos paraqesë një sfidë vjetore, për një reflektim afatgjatë.
“Këtë dekadë do të bëj një fokus më të gjatë. Në vend që të kisha sfida nga viti në vit, jam përpjekur të mendoj për atë që shpresoj se bota dhe jeta ime do të duken në vitin 2030, kështu që mund të sigurohem që jam duke u përqëndruar në ato gjëra”, deklaroi Zuckerberg.
Ai gjithashtu tha se shpreson që brenda dekadës së ardhshme, teknologjitë për të cilat kompania po punon sot, të jenë aq të zhvilluara sa njerëzit të ndjehen sikur janë në dhomë me dikë tjetër, edhe nëse në të vërtetë janë me kilometra larg .
Sfida personale e themeluesit të Facebook, nisi në vitin 2009, kur ai shpalosi për herë të parë qëllimin që i kishte vendosur vetes për atë vit. Por vendimi i tij për të mos i vënë një qëllim vetes, vjen pas një viti shumë të vështirë për Facebook, pasi janë ngritur akuza për dezinformim dhe cënim të privatësisë.
Sfidat e tij për vite me radhë ishin:
2009 – Të vishte një kravatë për të punuar çdo ditë për të treguar se sa serioz ishte ai për rritjen e Facebook
2010 – Të mësonte gjuhën mandarinë
2011 – Të hante kafshë që i gjuante apo therte vetë
2012 – Të kodonte çdo ditë
2013 – Të takonte çdo ditë dikë që nuk punon në Facebook
2014 – Të shkruante të paktën një shënim falënderimi çdo ditë
2015 – Të lexonte nga një libër çdo javë
2016 – Të vraponte një milje në ditë dhe të zhvillonte një sistem për të ndihmuar në vrapim
2017 – Të vizitonte çdo shtet të SHBA
2018 – Të riparojë Facebook
2019 – Të presë një seri një seri diskutimesh për rolin e teknologjisë në shoqëri/ CNA.al