“Kjo është një ditë e trishtë për Brazilin, që deri sot kishte qenë një aleat në ndërtimin e një rrjeti të hapur”. Kështu ka thënë sot Mark Zuckerbergu, pronar i Facebook dhe WhatsApp, pasi një gjykatë braziliane ka vendosur të pezullojë shërbimin e mesazherisë për 48 orë. “Po punojmë shumë për të anuluar bllokimin”, ka thënë në faqen e tij në Facebook, duke i ftuar 100 milionë përdoruesit brazilianë që të përdorin si alternativë Facebook Messenger, i cili është aktiv.
Zuckerbergu u ka kërkuar brazilianëve që të bëjnë të dëgjohet zëri i tyre, edhe “për të ndihmuar qeveritë që të reflektojnë mbi vullnetin e popullit. Jam i habitur, ka përfunduar, që të gjithë përpjekjet tona për të mbrojtur të dhënat e nejrëzve, përkthehen në një vendim kaq ekstrem, i marrë nga një gjykatës i vetëm”./Bota.al