Mark Zuckerberg merr në punë vetëm njerëz që, nëse nuk do të ishte pronari i plotfuqishëm i Facebookut, do të donte t’i kishte patur si shefat apo shefet e tij. Ai e përshkroi testin pas një pyetjeje që iu bë se cfarë kërkon tek njerëzit që kërkon të marrë në punë, gjatë një takimeve të përmuajshëm me njerëz, këtë herë të zhvilluar në Barcelonë. “Unë marr në punë dikë për të punuar me mua, vetëm nëse unë do të kisha punuar për atë person, në një situatë tjetër”, tha Zuckerberg. “Eshtë një test shumë i mirë”. Sipas këtij testi, Zuckerbergu ka marrë në punë disa prej mendjeve më të ndritura të teknologjisë. Për shembull, SHeryl Sandberg u zgjodh nga Zuckerbergu për t’u vënë në krye të operacioneve tek Facebook, dhe ajo është ndoshta gruaja më e famshme në botë në fushën e teknologisë.
Zuckerbergu e konsideron Sandbergun një mentore, tha ai në takim, dhe shtoi se ajo e kishte ndihmuar ta shndërronte Facebookun në një biznes të shëndetshëm. Por krahasuar me kompanitë e tjera teknologjike, stafi i Zuckerbergut është relativisht i vogël. “Gjëja më e rëndësishme është ta mbash ekipin tënd sa më të vogël që të jetë e mundur”, tha ai. “Facebooku u shërben më shumë se një miliardë njerëzve në botë, por stafi ynë është më pak se dhjetë mijë vetë. Kjo është e mundur vetëm falë teknologjisë moderne”.