Your Life

Marrëdhëniet e suksesshme kanë këto tri karakteristika kryesore

Marrëdhëniet kërkojnë kohë që të forcohen, por disa persona nuk duan të kalojnë kohë duke zgjidhur problemet e marrëdhënies së tyre. Ata e kanë më të thjeshtë t’i japin fund lidhjes, se sa të mundohen për ta forcuar atë. E vërteta është se çdo marrëdhënie mund të shpëtohet dhe të zhvillohet e fortë, nëse i kushtohet vëmendje çdo problemi që në hapat e para. Lidhjet e forta kanë këto tri karakteristika kryesore:

  1. Aftësinë për të hyrë në empati.

Karakteristika e parë që përmendet, është aftësia e çiftit për të ndjerë empati për njëri-tjetrin. Empatia është një aftësi e rëndësishme e një personi që e ndihmon atë ta vendosë veten në vendin e një personi tjetër për të kuptuar emocionet e tij/saj. Ai që është empatik, i trajton të tjerët me mirësi dhe mëshirë.
Nga çfarë u tha më sipër, nuk është e vështirë për të kuptuar se personat empatikë janë partnerët më të mirë: ata ndiejnë dhe e kuptojnë më tepër atë që kanë në krahë. Ndërkohë, nëse në një çift vetëm njëri person është empatik, marrëdhënia bëhet e komplikuar. Ndaj duhet të punohet nga të dy partnerët në çift në mënyrë që të hyhet në empati me njëri-tjetrin.

  1. Aftësinë për të kontrolluar emocionet.

Karakteristika e dytë ëështë thelbësore për suksesin e çdo marrëdhënieje: aftësia e të dy personave në çift për të kontrolluar emocionet e veta gjatë situatave stresuese. Një shembull perfekt do të ishte ai i një çifti që has në probleme ekonomike. Kur stresi hyn në një marrëdhënie të dobësuar për shkak të parave, është më e lehtë për të dy partnerët t’i japin fund marrëdhënies. Përgjithësisht, dy partnerët në një çift duan t’i zgjidhin problemet të vetëm, në vend që të bashkohen më shumë dhe t’i zgjidhin problemet bashkë.

  1. Iluzionet pozitive

Së fundmi, iluzionet pozitive në marrëdhënie mund të jenë çelësi i shpëtimit dhe forcimit të tyre. Iluzionet pozitive janë si një bisedë e këndshme dhe pozitive, por që i përket vetëm marrëdhënies suaj. Ato ndihmojnë në rivlerësimin e zakoneve dhe personalitetit të partnerit/es që ke përballë. Bën mirë që të përqendrohesh në aspektet pozitive të partnerit/es tënd/e, duke mos e imponuar atë t’i ndryshojë aspektet negative të tij/saj.

Leave a Reply

Back to top button