Analiza

Marrëzia e frikës nga Islami

A e keni harruar inkuizicionin dhe periudhën e gjatë, në të cilën kisha katolike torturoi dhe dogji në emër të Zotit, të gjitha ata që i konsideronte të pafe, për kryqëzatat, gjatë të cilave Europa e krishterë ka kryer krime të parrëfyeshëm në Lindjen e Mesme, për natën e Shën Bartolomeut, gjatë të cilës protestantët e Parisit (gra, burra e fëmijë) u vranë në gjumë, për luftërat fetare në Europë?

A e dini që Islami është një fe e cila i ka rrënjët e veta në të njëjtin testament si hebraizmi dhe kristianizmi, dhe e cila ka lindur, në epokën më të trishtë të Europës së krishterë, një qytetërim brilant, të cilit i detyrohemi zbulimet e para në shkencës dhe mjekësisë, si dhe transmetimin e filozofisë greke, atë të etërve të demokracisë

islami

Bernard Guetta

Eshtë e trishtë që na duhet të përsërisim vazhdimisht se jo të gjithë myslimanët janë terroristë potencialë dhe që Islami e demokracia mund të shkojnë përsosmërisht mes tyre. E megjithatë duhet të vazhdojmë ta bëjmë, edhe sepse një kandidat për president në SHBA do të donte të ndalonte hyrjen në vendin e tij, të të gjithë myslimanëve, ndërkohë që një ish Kryeministër australian, Tony Abbott, është i bindur që perëndimi duhet të jetë i gatshëm “të shpallë superioritetin e tij mbi një kulturë që justifikon vrasjen në emër të Zotit”.

Në këtë pikë, të vjen të pyesësh, nëse Abbotti ka dëgjuar ndonjëherë për inkuizicionin dhe për periudhën e gjatë, në të cilën kisha katolike torturoi dhe dogji në emër të Zotit, të gjitha ata që i konsideronte të pafe, për kryqëzatat, gjatë të cilave Europa e krishterë ka kryer krime të parrëfyeshëm në Lindjen e Mesme, për natën e Shën Bartolomeut, gjatë të cilës protestantët e Parisit (gra, burra e fëmijë) u vranë në gjumë, për luftërat fetare në Europë dhe shekujt e gjatë, në të cilët prelatët i kanë mbështetur monarkitë, vetëm me të drejtën hyjnore, kundër çdo ideje të lirisë dhe demokracisë.

Në ato kohë, një persion i varfër në shpirt si Abbott do të kishte deklaruar se kristianizmi dhe demokracia janë të papajtueshme, pa kuptuar se ajo epokë e errët nuk kishte kurfarë lidhje me mesazhin e Krishtit, madje binte ndesh, ashtu sikurse terrorizmi bie ndesh me Kur’anin.

Dikush do të thotë se islami duket se ka ngecur në epokën e tij të errët, ndërkohë që kristianizmi e ka lënë pas tashmë. Të shumtë janë ata që të bindur. Por nuk duhet të harrojmë se Islami e konsideron bamirësinë, një detyrim të barabartë me faljen dhe që në vitin 2011, qindra-mijëra të rinj myslimanë zbritën në sheshet e Tunizisë, Egjiptit dhe Sirisë, në emër të lirive individuale, shtetit të të drejtës dhe demokracisë.

Ata të rinj nuk ishin konvertuar krejt papritur, por, praktikantë apo jo, ishin myslimanë dhe mbështetës të demokracisë, të bazuar në një fe e cila i ka rrënjët e veta në të njëjtin testament si hebraizmi dhe kristianizmi, dhe e cila ka lindur, në epokën më të trishtë të Europës së krishterë, një qytetërim brilant, të cilit i detyrohemi zbulimet e para në shkencës dhe mjekësisë, si dhe transmetimin e filozofisë greke, atë të etërve të demokracisë.

Për shumë arsye, historike dhe jo fetare, Islami ra pastaj në një fazë të gjatë dekadence, nga e cila zgjohet sot, i rrethuar prej kaosit dhe po atij terrori që kishte pasuar revolucionin francez.

Islami është në një kaos, por është po kaq e vërtetë që sot, në botën myslimane, drita dhe errësira luftojnë, ashtu si luftonin në Europën e djeshme. Për këtë arsye duhet të jemi thellësisht të marrë, siç është Donald Trump, që t’i konsiderojmë të gjithë myslimanët si terroristë potencialë./Internazionale

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button