Bota

“Marrin kot” teoritë e komplotit. Nga eksperimentet kimike, tek “shkrimet e çuditshëm”

Screen Shot 2015-03-26 at 10.45.29Ashtu si në cdo tragjedi që është e vështirë për t’u shpjeguar, edhe në atë të Airbusit A320 të Germanwings, interneti është mbushur me teori komploti nga më të marrat. Përtej hipotezave zyrtare që burojnë prej hetimeve të parë të kutive të zeza, edhe në këtë rast komplotistët janë shfaqur të shfrenuar. Të nxitur prej “kursit jonormal” apo nga “tetë minutat e errësirës”, që nga armët kimike deri tek rendi i ri botëror, e deri tek organizatat që duan të ndryshojnë klimën botërore, ka nga të gjitha.

Mbizotëron një teori mbi të gjitha: ajo e inseminimit igroskopik të reve të ulëta (një praktikë që konsiston në vendosjen e kripërave në re me qëllim që të bjerë shi në zona të caktuara), gjë që do të justifikonte lartësinë shumë të ulët në të cilën fluturonte avioni. Nuk shërbejnë për asgjë tabulatet e Flightradar24 që tregojnë për një rënie shumë të shpejtë nga lartësia, gjë që nuk mund të ketë qenë e qëllimshme.

“Në atë zonën ndalen turbulencat”, shkruan “komplotisti” Rosario Marciano. “Sateliti është ai që menaxhon spërkatjen dhe pilotët ndjekin ndryshimin e kursit dhe lartësisë kur është e nevojshme. E kam thënë gjithmonë. Vec të tjerash, rënia është verifikuar në shpejtësi standarte, prandaj versionet zyrtarë që flasin për probleme teknikë nuk qëndrojnë”. Gjithcka e mbështetur mbi pamjet satelitore që flasin për “përmbajtje kimike në ajër”.

Më pas në të njëjtën bisedë, ka edhe një tjetër detaj: “Kutia e zezë e shfaqur në fotografi tregon një shkrim në gjuhën franceze. Nuk është aspak pjesë e fluturimit në fjalë”. Mëkat që Airbus e ka qendrën në Francë… /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button