Thenie

“Martohu me një arkeolog. Sa më shumë të mplakesh, aq më e bukur do t’i dukesh”

10 thënie nga Agatha Christie

Agatha Mary Clarissa Miller lindi në 15 shtator 1890 dhe vdiq 12 janar 1976, e njohur si Agatha Christie ishte një shkrimtare britanike e specializuar më shumë në zhanrin policor dhe e konsideruar në nivel ndërkombëtar si një nga autoret më të mëdha të krimit dhe misterit në kulturën universale. Rridhte nga një familje e shtresës gjysëm të lartë, studioi në kolegje të ndryshme private dhe në institute të Parisit. Romani i saj i parë ‘Rasti i mistershëm i Styles’ 1920 do të bënte prezent një nga personazhet më të famshëm, dedektivin Hércules Poirot. Christie fitoi një sërë çmimesh për karrierën e saj të gjatë dhe na ka lënë trashëgimi vepra si “10 zezakë”, “Vrasje në trenin Orient – Ekspres”, “3 minj të verbër”, “Vdekje në Nil”, “Të vrasësh është e thjeshtë” mes shumë të tjerëve. Bëhet fjalë për një nga autoret më të përkthyera në botë dhe romanet e tregimet e saj përshtaten shumë herë në teatër dhe në kinema. Sipas Librit Gines të Rekordeve, Agatha Christie është romacierja më e shitur e të gjitha kohërave me 4 mijë milionë romane të shitur. Ja disa prej thënieve të saj:

“E keqja kurrë nuk mbetet pa ndëshkuar, por ndonjëherë ndëshkimi është sekret” 

Më e arsyeshmja që ka thënë mbi martesën dhe mbi beqarinë është kjo: “Çfarëdo që të bësh do të pendohesh”

“Bisedat gjithmonë janë të rrezikshme, nëse kërkon të fshehësh diçka”

“Kam mësuar se nuk mund të bësh hapa mbrapa, që esenca e jetës është të ecësh përpara. Jeta në të vërtetë është rrugë vetëm me një kah”

 “Receta më e mirë për një roman policor; dedektivi kurrë nuk duhet të dijë më shumë se lexuesi”

 “Kur nuk ka përulësi, njerëzit degradohen” 

“Trishtimi është një djep frymëzimi për shkrimtarin”

 “Dashakeqësia nuk është diçka  mbinjerëzore, është diçka më pak se njerëzore” 

 “Përsa i përket shumave të mëdha, rekomandohet të mos besosh tek askush”.

Leave a Reply

Back to top button