Shkence

Matematika e trurit tek të verbrit

screen-shot-2016-09-27-at-10-18-19Mënyra sesi i realizojmë informacionet numerike varet nga përvoja vizive. Madje, edhe tek truri i personave të verbër që nga lindja korteksi viziv përdoret për të bërë llogari. Që në vogëli fillojmë të numërojmë mbi bazën e asaj që shohim: për shembull sa mollë kemi këtu? Sa lapsa ka mbi bangë?

Cfarë roli luan shikimi mbi detyrat matematikore? Si ndryshon “mendimi i të numëruarit” tek të verbrit? Për habinë e të gjithëve nuk ndryshon. Zona cerebrale përgjegjës për kryerjen e veprimeve matematikore është identike me atë të personave të verbër, studim ky që vjen nga Johns Hopkins University i Baltimores. Kush është i verbër që nga lindja përfshin në llogaritje numerike si zonat përgjegjëse të atyre që shohin ashtu edhe një pjesë të korteksit viziv që normalisht është përgjegjëse për përvojat e shikueshmërisë.

Me sy mbyllur.

Hulumtuesit u kërkuan personave të shëndetshë dhe atyre të verbër për të zgjidhur ekuacione matematike të gradave të ndryshme, me sy mbyllur si dhe disa detyra gjuhësore. Ndërkohë aktiviteti i tyre cerebral monitorohej me rezonancë elektromagnetike. Tek të gjithë vullnetarët zona cerebrale e përfshirë në arsyetimin numerik (dhe në veçanti hullia intraparietale e korteksit) aktivizohej gjatë zgjidhjes së ekuacioneve proporcionalisht me vështirësinë e ushtrimit.

Shpërndarje

Por ajo që habiti shkencëtarët ishte tjetër gjë. Vetëm tëk të verbrit disa zona të korteksit viziv që normalisht janë përgjegjëse për shikimin u aktivizuan në përgjigje të ushtrimeve matematike sipas shkallës së vështirësisë së tyre.

Ky është vërtetim i disa studimeve të kaluara që korteksi viziv është shumë plastik dhe i përshtatshëm dhe kur nuk përfshihet në perceptimin direkt mund të përdoret për detyra të tjera konjitive si gjuhësore, arsyetime numerike.

Maksimalizo atë që ke.

Me pak fjalë disa zona të trurit përgjigjen në mënyrë natyrale ndaj mendimit matematikor. Të tjera specializohen në varësi të eksperiencave. Ky është një vërtetim që mendja është e aftë për të konfiguruar burime që herë pas herë ka në dispozicion dhe për ti shfrytëzuar në një numër të pafund detyrash. Plasticiteti i trurit do të na lejojë në të ardhmen që të adresohemi gjithnjë e më shumë funksionimit të zonave të dëmtuara dhe atyre të shëndetshme me zhvillimin e mundësive të reja terapeutike.

Leave a Reply

Back to top button