“Unë nuk e di as cfarë gjuhe është… mos është gjuhë armene?”
Ridley Scott është rikthyer në hapësirë – por këtë herë nuk është Alien.
Bazuar në romanin me të njëjtin emër të Andi Veir, “Marsiani” është shumë më tepër se sa thjeshtë fantashkencë. Matt Damoni luan rolin e Mark Uatneit, një botanist i NASA-s dhe inxhinier mekanik, i cili udhëton drejt marsit në bordin e anijes kozmike Ares 3, me 5 astronautë.
Trailer-i i parë i filmit shfaq një atmosferë shumë të qetë, të ngjashme me atë të filmave si “Hëna” e Duncan Jones apo “Rrezet e Diellit” të Danny Boyle. Dhe ashtu si ndodh në filmat fantastikoshkencorë më spektakolarë, ka një ndjesi që jo cdo gjë do të shkojë sipas planit.
Më poshtë traileri i filmit. “Marsiani” pritet të dalë në Kinema në muajin nëntor.
https://www.youtube.com/watch?v=CumZP6_9sHU