Shkence

Mbërrin “Florence”, asteroidi më i madh pranë Tokës

Pas përfundimit të eklipsit, po përgatitemi për një ngjarje rekord astronomike: Florence, një asteroid i madh do të kalojë pranë planetit tonë më 1 shtator 2017. Por s’ka vend për panik. Guri hapësinor prej 4.4 km në diametër do të kalojë në 7 milionë km nga Toka, rreth 18 herë distancën Tokë-Hënë: sipas NASA-s ky është asteroidi më i madh në afërsi, që kur këto objekte qiellore u zbuluan një shekull më parë.

Shkëmbi hapësinor, emri zyrtar i të cilit është asteroidi 1981 ET3, u vëzhgua për herë të parë nga Observatori Pranveror i Siding (Australia) më 1981, i riemërtuar Florence 3122 në nder të Florence Nightingale (1820-1910), anglezja që themeloi shkencën moderne infermierore. Ky i 1 shtatorit do të jetë kalimi më i afërt i gurit hapësinor, që nga viti 1890 dhe të paktën deri në 2500.

Fluturimi nuk paraqet asnjë rrezik – Florence është mbikëqyrur posaçërisht nga NASA që nga viti 1998, por paraqet një mundësi të artë nga pikëpamja shkencore: madhësia dhe afërsia e e bëjnë objektivin ideal për teleskopët tokësorë, të cilat mund të përcaktojnë dimensionet e tij të sakta, duke vëzhguar sipërfaqen me një detaj deri në 10 metra. Në këto ditë, Florence do të arrijë një magnitudë 9 dhe do të shihet qartë edhe me teleskopë të vegjël, ndërsa lëviz në konstelacionet e Peshkut Jugor, Bricjapit, Akuariumit dhe Delfinit.

NASA po studion me kujdes të paktën 1826 asteroidë afër Tokës (orbita e të cilëve është afër Tokës): analiza e formës, parametrat orbitale dhe detajet sipërfaqësore do të ndihmojnë të njohin sjelljen e tyre dhe të përmirësojnë programet e mbrojtjes nga ndikime të mundshme. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button