Shkence

Mbi 2000 eksoplanetë… dhe numërimi vazhdon

screen-shot-2016-10-23-at-8-05-26-pm

Konfirmimi i parë i një planeti jashtë sistemit tonë diellor ka ndodhur në vitin 1992. Që atëherë, eksoplanetët janë bërë pothuajse të zakonshme; Misioni Kepler i NASA-s ka konfirmuar më shumë se 2.000 deri më sot. Por si? Duke parë në një vend, pa pushim, për më shumë se tre vjet. Teleskopi në bordin e anijes Kepler monitoron një rajon të vetëm në yjësitë e Mjellmës dhe Lyras, duke pritur për shenjat e një tranziti – që është, momenti kur një planet kalon para yllit të tij. Kur kjo ndodh, të gjitha llojet e gjërave mund të llogariten. Koha që i duhet planetit për të kaluar na tregon madhësinë e orbitës së tij dhe masën e tij, dhe zhytja në dritë që planeti krijon na tregon madhësinë e tij. Krahasimi i nxehtësisë së yllit dhe largësisë së orbitës së planetit na tregon temperaturën që ka planeti. Zbulimet më emocionuese janë planetet që vijnë në orbita në të ashtuquajturën “zonën Goldilock” të yllit të tyre – jo shumë të nxehtë, jo shumë të ftohtë – dhe janë më pak se dy herë sa madhësia e Tokës, gjë e cila sugjeron që ata ndoshta kanë sipërfaqe të ngurta. Me këto elemente, këto planete kanë potencial për të zhvilluar jetën. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button