Bota

Mbi 60 lëkundje tërmeti, nata e panikut e Italisë

screen-shot-2016-10-27-at-09-06-36

Natë frike e paniku në Italinë Qendrore. Prej mbrëmjes së djeshme e deri në orët e para të mëngjesit mbi 60 lëkundje tërjmeti kanë goditur rajonet e Marche, Umbria e Peruxhia.

Tre lëkundjet mjaft të forta tërmeti janë shënuar në ora 19.10 minuta në shkallën 5.4 Richter, në ora 21 18 në shkallën 5.9 e në ora 23.42 minuta në shkallën 4.6 Rihter.

Lëkundjet e tërmetit janë dëgjuar fortësisht në Romë e në të gjithë Italinë. Komunat më të dëmturar janë Ussita, Visso, Camerino, Castel Sant’Angelo, Preci etj

Zyra e mbrojtes civile informon se nuk ka viktima, e vetëm disa persona të plagosur lehtë. Dëmet materiale janë të shumta. Ka mjaft banesa të shembura e shumë struktura të dëmtuara. Qindra persona kanë kaluar natën në tendat e improvizuara apo në makina. /oranews

Leave a Reply

Back to top button