Mistere

Mbi pasqyrat magjike, zjarrin, driten, erresiren dhe ujin …

screen-shot-2016-09-18-at-10-03-49

Per njeriun e lashte, çdo send ne natyre permbante nje energji te veçante te pa dukshme nga syri i njeriut. Kjo fuqi mistike quhet “Mana”. Fale kesaj energjie dhe force funksionon dhe magjia. Kjo sasi energjie-force qe eshte e pranishme kudo ne univers, aktivizohet ne saje te disa fjaleve magjike apo teleturgjive te veçanta magjike. Çdo objekt, send, gjalles mbart kete sasi energjie, por ne nivele te ndryshme. Pershembull: nje qenie njerezore mbart sasi energjie te mana-s, me shume se sa nje qenje tjeter apo nje gjallese, objekt, send, dukuri fizike si rrufeja! Keshtu, njerezit e lashte filluan te ndertonin aparate magjike per te vene ne funksionim kete lloj energjie dhe force ne natyre, si hajmalite, profilaktiket magjike, e deri tek pasqyrat magjike.

Por çfare jane pasqyrat magjike?

Pasqyra magjike eshte nje aparat i afte qe te veteperthithe, te akomuloje energjite e mana-s dhe me pas, keto energji perdoren ne saje te influencimit qe i jepet aparatit magjik, sipas deshires se perdoruesit ose magjistarit. (Kjo arrihet ne magjine e niveleve te larta). Eshte nje aparat energjitik qe ndryshon nga pasqyrat e zakonshme. Ajo çka ne veshtrojme ne kete pasqyre, shpesh gjendet ne brendesi te pasqyres, dhe jo nje pasqyrim i thjeshte i personit, i cili/e cila po shihet ne kete pasqyre.

Pasqyra eshte nje çeles-marres/dhenes, dhe nga momenti qe ajo ngarkohet me energjite e duhura, fillon veprimtarine e saj ne menyre automatike, mjafton qe t’i “ngarkohet” detyra nga magjistari, duke na dhene keshtu rezultatet e mahnitshme, ne trajten e automatizuar.

Qe te arrihet kjo ne rendimentin me te larte te mundshem, duhet qe te ngarkohet jo nga nje, por nga disa shkarkues te natyrave te ndryshme, te gjitha keto ne varesi te deshires se magjistarit.

Pasqyrat magjike jane perdorur qe ne lashtesi nga kultura e popuj te ndryshem, permenden ne pergamena te lashta magjike, ne mite, perralla, endrra. Shpesh here ne forma qesharake, por gjithesesi ato e kane origjinen nga realiteti njerezor mbi jeten.

Por çfare munde te realizojme nepermjet nje pasqyre magjike?

Ne fakt, deri ne ditet e sotme nuk eshte gjetur asnje veprimtari qe nuk mund te realizohet nepermjet nje pasqyre magjike. Disa prej tyre jane si vijon:

1-Kryen udhetime kozmike!

2-Aftesi parashikuese-oramatistike!

3-Vizitore e planeteve te ndryshem apo sferave qiellore te ndryshme!

4-Si terapeutik shpirteror e psiqik!

5-Lejon zhvillimin e shqisave shpirterore e fizike!

6-Komunikimet teleportuese (brenda dhe jashte sistemit) … etj.

Te gjitha keto numra realizohen nga magjistare te klasit te pare, pasi mundet qe magjistari te humbas e te mos kthehet me ne boten reale, duke humbur dhe jeten gjate nje kome te thelle.

Perndjekja e magjistareve ka qene e vazhdueshme qe nga mesjeta dhe deri nga mesi i shekullit te kaluar, shkaku i referohet misterit qe permbajne pasqyrat magjike, i cili vazhdon deri ne ditet e sotme, mbase nje betim sekret midis magjistareve!

Sipas kendveshtrimit te lashte te literatures se magjise, ajo qe eshte interesante, eshte se permenden aspekte tezash sesi eshte krijuar bota, diçka qe e gjejme dhe tek literatura teologjike. Sidoqofte, ajo qe eshte interesante, eshte se kjo e magjise eshte edhe me e thelle dhe logjike, si ne rastin e drites, ashtu edhe te erresires!

Drita ka lindur qe ne fillin e krijimit te zjarrit dhe ka si karakteristike influencimi dritesimin (ndricimin)!

Ne kundershtim nga erresira, ka lindur qe ne fillin e krijimit te ujit dhe ka si karakteristike influencimi te padukshmen (fshehtesine).

Por sic vihet ne dukje dhe ne realitetin fizik drita-zjarri jane elementet baze te jetes ashtu sic erresira dhe uji, qe hasen kudo ne planetin tone. Dielli eshte nje lemsh zjarri qe emeton drite, erresira eshte nje realitet i domosdoshem per jeten aq sa dhe uji.

Pra kemi:

Sinonimet

(I) Zjarr – Drite (++)

(II) Erresire – Uje (- -)

Antonimet

(III) Zjarr – Uje (+ -)

(IV) Erresire – Drite (- +)

Pra kemi nje perpuethshmeri midis natyres, shkences e magjise. Mbase magjistaret e lashtesise na flasin per krijimin aq sa shkenca apo teologjia ne ditete e sotme, pra kemi nje sistem te ekuilibruar e te gjithanshem.

Pergatiti: Fabiol Kurti

Leave a Reply

Back to top button