Mjerimi dhe fisnikëria e Stërlinës, monedhës më të lashtë ende në përdorim. Hegjemonia deri në vitin 1914, rënia e e vitit 1992, brishtësia pas Brexit
Stërlina? Kush ishte kjo? Për pothuajse një çerekshekulli, nga i ziu 16 shtator 1992, e “mërkura e zezë” në të cilën u përfshi duke tërhequr pas vetes edhe liretën italiane, valuta britanike është bërë e vogël, e “ngjeshur” pothuajse në një cep, e tejkaluar nga trupmadhja Euro, si në shkëmbimet botërore, ashtu edhe në rezervat e bankave qendrore. Të kaluara edhe nga jeni japonez, kartëmonedhat e Madhërisë së Saj janë degdisur në vendin e 4-ët me një 4 përqindësh mjeran në portofolin e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe një 10 përqindësh diskret, por modest, në shkëmbimet ditore të valutave (shërben ende për bakrin, për shembull ose në disa vende të perandorisë së vjetër). Se ku do të përfundojë pas Brexit, nuk merret vesh. Nuk është në “rënie të lirë” siç kanë shkruar disa menjëherë pas votimit, por Stërlina në pak ditë ka zbritur nën nivelin e 1985-ës, për t’u ringritur më pas. Kambistët e bankave të mëdha dhe të fondeve të investimit mendojnë se mund të ndalet në barazinë me Euron, një goditje tjetër ndaj asaj krenarie britanike që, paksa si grandeur për Francën, i ka shkaktuar shumë belara vendit të vet. Londra do të bëjë gjithmonë përjashtim.
Qe kështu edhe menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, kur tentoi …
[real3dflipbook id=”1313″]