Analiza

Mbrojtja e brishtë amerikane e Evropës

Screen Shot 2015-12-02 at 17.42.56

Ka më pak ushtarë amerikanë që mbrojnë kontinentin, sesa policë që patrullojnë në qytetin e Nju Jorkut

Robert H. Scales

Për një luftëtar të vjetër të Luftës së Ftohtë, skena e një pasdite të ndritshme tetori ishte surreale: Rregjimenti i Dytë Amerikan i Këmbësorisë po kalonte një lumë në Rumani mbi një urë të epokës sovjetike së bashku me trupat e ushtrisë rumune, ndërsa në qiell MiG 21 të kohës së luftës së Vietnamit, kryenin sulme të simuluara, me kundërajrorët e prodhuar në gjermani të drejtuara nga ekipet rumune që përpiqeshin të ‘shkatërronin’ avionët rusë që kishin shkelur hapësirën territorial të aleancës.

Simbolika e kalimit të lumit, më rikujtoi praninë e zbehtë ushtarake amerikane në Evropë. 

Forcat e blinduara amerikane kaluan mbi urat rumune, sepse ushtria jonë nuk ka në fakt asnjë urë taktike të ndërtuar në Evropë. Prania e armëve antiajrore rumune në vendkalime, nënvizionte faktin se ushtria jonë nuk ka armë antiajrore të nivelit të ulët e të mesëm, për të mbrojtur forcat tokësore të Amerikës në Evropë.

Automjetet e blinduara lehtë që kaluan mbi urat rumune, janë përdorur edhe në Afganistan kundër talebanëve. Por ato do të shndërrohen në arkivole që shkrumbohen, kur të përballen me tanket ruse. Shifrat dëshmojnë një histori edhe më të frikshme:Me vetëm 30.000 efektivë, ka më pak ushtarë amerikanë që mbrojnë Evropën Perëndimore, një pjesë e planetit që prodhon 46 përqind të PPB-së globale, se sa policë që patrullojnë në qytetin e Nju Yorkut.

Në 27 tetor, një ditë pas këtij kalimi, mora pjesë në konferencën vjetore të ushtrive evropiane në Visbaden të Gjermanisë. Aktiviteti mblodhi së bashku 26 vende të NATO-s dhe 10 vende në partneritet të ngushtë me aleancës, përfshirë Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Shefat ushtarakë të këtyre “kombeve partnere”, kanë universalisht frikë nga një ndërhyrje e presidentit rus Vladimir Putin dhe ushtrisë së tij.

Pas inskursioneve të Rusisë në Gjeorgji dhe Ukrainë, çdo ushtarak evropian i druhet një agresioni të mëtejshëm nga Moska. Virtualisht, thuajse të gjitha kombet në konferencë ishin të lidhura fort nga përvoja e përbashkët e Afganistanit. Shumica kishin sakrifikuar ushtarë për të mbështetur konfliktin e udhëhequr nga SHBA-ja. Gjeorgjia e vogël, ka kontribuar me dy kompani, që kanë pësuar 30 të vrarë dhe më shumë se 300 të plagosur.

Shumë nga të gjitha gradat kishin shërbyer së bashku. Komandanti i ushtrisë së SHBA-së në Europë, Gjenerali Ben Hoxhs, kishte luftuar nën komandën e një gjermani dhe danezi. Shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, gjeneralit Mark Milej, përshëndeti shumë nga udhëheqësit e ushtrisë e NATO-s me të cilët kishte lidhje, dhe ishte njohur gjatë qëndrimit me ta në Afganistan. Pyetja e dëgjuar me shpesh gjatë asaj konference ishte:Çfarë do të bëjë tjetër Putini?

Të gjithë ranë dakord, se falë dy viteve të sakrificave të mëdha nga ana e ushtrisë ukrainase, shefi i Kremlinit nuk është i shqetësuar për të rifilluar marshimin e tij përmes Ukrainës në Detin e Zi. Angazhimi i kushtueshëm ushtarak i Rusisë në Ukrainë, mund të jetë një ndër motivet e dërgimit të ushtarëve dhe pajisjeve ruse në Siri. Konsensusi mes të gjithë të pranishmëve, ishte se lëvizja më e rrezikshme dhe ndoshta më e mundshme e Putinit në të ardhmen, do të jetë kundër shteteve balltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.

Nga perspektiva ruse, gjeografia e rajonit do ta bëjë agresionin atje të mundur. Rusia ka avantazhin e “linjave të brendshme” në Balltik, çka do të thotë se Putini mund të lëvizë shumë më shpejt trupat, sesa SHBA dhe NATO-ja mund të kundërpërgjigjen. Enklava ruse e Kaliningradit është krahina më e armatosur rëndë, në perandorinë e dikurshme të saj. Aty ndodhen 3 brigada ruse të blinduara, një bazë e madhe detare, disa aeroporte dhe është e pajisur me të njëjtin sistem elektronik spiunazhi dhe materialesh mashtruese, të përdorura kundër ukrainasve.

Kaliningradi është një pykë ruse, ndërmjet Polonisë dhe Lituanisë dhe ndodhet vetëm 95 kilometra larg nga protektorati ushtarak rus i Bjellorusisë, Suvałki. Brenda një ditë të vetme, një autokolonë ruse mund të lëvizë nga kufiri jugor i Bjellorusisë, nëpër majat ekstreme të Lituanisë jugore, dhe efektivisht të shkëpusë vendet baltike nga pjesa tjetër e NATO-s.

Raketat ruse kundër anijeve dhe vend-ankorimet e tyre në Kaliningrad, do të shkurtojnë shumë shpejt të gjitha rrugët të komunikimit detare të shteteve balltike ,duke i zënë në kurth 3 kompanitë e vogla amerikane të këmbësorisë, që aktualisht po trajnojnë ushtritë baltike. Çfarë duhet të bëjë NATO-ja për të penguar një veprim të tillë?

Të vendosë njësi të rënda të blinduara amerikane tokësore në Evropën Lindore, brenda një distance marshimi në Balltik. Ndërkohë, të vendosë një brigadë të blinduar dhe armatosur rëndë, në secilin nga shtetet Balltike dhe dy në Poloninë fqinje. Dy prej brigadave amerikane, mund të jetë kufizohen në dërgimin e materialeve në Evropë, me trupa e stacionuara në SHBA në gatishmëri të plotë për t’u futur në veprim.

Një forcë e reagimit të shpejtë mundet të përdorë edhe avionët e mallrave, për të transportuar sa më shpejt të gjitha këta ushtarë për në Evropë, në më pak se një javë. Këto brigada do të përforcohen me njësitë që janë dëshmuar thelbësore në luftërat e fundit, duke përfshirë artilerinë e rëndë dhe raketat, dronët, helikopterë e sulmit, shërbimet inteligjente, njësitë e luftës elektronike dhe municione dhe karburant të mjaftueshëm për mbështetjen e forcës në luftën për javë të tëra.

Lëvizja e pajisjeve ekzistuese në Evropë, nuk do të kërkonte vetëm një program të armëve të reja, apo ndonjë rritje në fuqinë punëtore ekzistuese. Nga eksperienca ime e gjatë, besoj fuqimisht se një forcë e tillë, e pozicionuar siç duhet, do të krijojë një pengesë mjaft frikësuese, për ta mbajtur Putin në kafazin e tij, për një kohë shumë të gjatë. /”Wall Street Journal”

* Shënim: Gjeneral Major Scales është tërhequr nga jeta aktive ushtarake në vitin 2000 si komandant i Kolegjit të Ushtrisë së Luftës.

Leave a Reply

Back to top button