Bota

Më e rënda në historinë moderne të SHBA. Çfarë dimë deri tani për ngjarjen e Las Vegasit

Informacionet më kyçe në lidhje me sulmin që la të paktën 50 të vdekur dhe më shumë se 400 të plagosur, në një festival pranë kazinosë Mandalay Bay

– Të paktën 50 vetë janë vrarë dhe 406 janë plagosur në sulmin më vdekjeprurës në historinë e Shteteve të Bashkuara, pasi një person i armatosur goditi me armë në Route 91 Harvest, Festivalin e muzikës country, nga një hotel që shihte mbi aktivitetin në Las Vegas.

– Policia ka thënë se autori është Stephen Paddock, një vendas 64-vjeç. Ata besojnë se ai u vetëvra në katin e 32-të të hotelit dhe kazinosë Mandalay Bay. Të paktën 10 armë u gjetën në dhomën e tij të hotelit.

  • Policia e quajti bashkëshorten e Paddock, Marilou Danley, si një person metë kërkuar e me interes për ngjarjen. Ata janë “të sigurt, por jo 100% të sigurt” se ajo është gjetur.
  • Policia gjeti një numër pushkësh në dhomën e hotelit të Paddock-it. Ata thanë se do të ekzekutojnë një urdhër kërkimi në shtëpinë e tij sot.
  • Pjesëmarrësit në koncert thanë se panë një numër blicesh nga katet e sipërme të Mandalay Bay dhe pamjet filmike të dala pas ngjarjesh tregojnë qindra njerëz që vrapojnë mes panikut, teksa të shtënat vazhdojnë. Rreth 40 mijë vetë po merrnin pjesë në festival.
  • Jason Aldean, këngëtari i muzikës country që po këndonte kur nisën të shtënat e përshkroi ngjarjen si “përtej të tmerrshmes”. Ai tha se ai vetë dhe muzikantët ishin shëndoshë e mirë, por shtoi: “Më dhemb në zemër që kjo ndodhi ndaj njerëzve që kishin ardhur thjesht të shijonin muzikën dhe të kalonin një natë mes argëtimit”.
  • Disa fluturime kanë rifilluar në aeroportin McCarran të qytetit, pasi të gjithë avionët u ulën përkohësisht të dielën në mbrëmje.
  • Presidenti i SHBA ka shprehur ngushëllimet për ngjarjen. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button