AnalizaBota

Më në fund një strategji konkrete në luftën kundër ISIS-it

BN-EL513_German_G_20140909105854

Nga David Ignatius “Uashington Post”

Uashington – Pas disa vitesh hapa të gabuara, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, më në fund duket se janë pranë formësimit të një strategjie në luftën kundër Shtetin Islamik në Siri, edhe pse vazhdojnë paralelisht përpjekjet për një zgjidhje politike me Damaskun.
Makthi sirian është larg përfundimit, ndërsa mbështetësit e presidentit Bashar Al-Asad vazhdojnë të insistojnë, se regjimi do t’i mbijetojë trazirave. Por politika amerikane tashmë po punon në grup, së bashku me Rusinë, Arabinë Saudite dhe Turqinë, një aleancë kjo e rrallë – megjithëse Irani mbetet një përfitues potencial.
Ndryshimi më i madh në këtë rast, është marrëveshja SHBA-Turqi, mbi një plan për mbylljen e kufirit me Sirinë dhe krijimin e një zone të sigurtë prej dhjetëra kilometrash, nën mbikëqyrjen kryesisht të trupa turke. Zyrtarët besojnë se kjo masë, do të ndërpresë furnizimet ndaj “kryeqytetit” të ISIS-it, Raka, ndërsa SHBA-ja dhe avionët luftarakë turq bombardojnë luftëtarët xhihadistë nga bazat ajrore në Turqi.
Zona kufitare që duhet mbyllur, ka një shtrirje prej afro 96 kilometrash nga Lumi Eufrat deri në Kilis, në veri të Alepos. Zona kufitare në lindje të Eufratit, rreth Kobanes, tashmë është spastruar nga forcat kurde siriane “YPG”, që veprojnë me mbështetjen ajrore amerikane.
SHBA ka paralajmëruar në heshtje Sirinë, se do të pengojë çdo sulm ndaj forcave të tubuara për të sulmuar Shtetitn Islamik. Kjo nuk është e njëjtë me një “zone të ndalim-fluturimit” zyrtare, por mund të bëhet e tillë, në rast se Asadi reagon me forcën e tij ajrore.
Pavarësisht dyshimeve turke, Uashingtoni do të vazhdojë të ofrojë mbështetje nga ajri kur është e nevojshme për milicët kurdë, të cilët SHBA-ja i cilëson aleatë të rëndësishëm, pavarësisht lidhjeve të tyre politike me Partisë Punëtore të Kurdistanit, një grup radikal kurd që Ankaraja do donte ta shkatërronte.
Një sulm në terren ndaj Rakas, është ende muaj larg. SHBA po stërvit një forcë lokale, fisnore të kurdëve sirianë, arabë dhe turkmenë, që mund të spastrojnë përfundimisht ISIS-in nga verilindja e Sirisë, përmes mbështetjes ajrore nga SHBA dhe koalicioni ndërkombëtar.
Aktualisht, Uashingtoni nuk ka në plan për të organizuar operacione speciale me këta luftëtarë. Një përpjekje e SHBA-së, për të trajnuar një forcë kundërterrorizmi siriane, vazhdon ndërkaq nën drejtimin e Gjeneral Majorin Majkëll Nagatas, por në mënyrë të avashtë. Klasa e parë e diplomantëve, ka vetëm 54 rekrutë sirianë. Një klasë e dytë me disa qindra luftëtarë është duke u trajnuar, dhe rreth 6.000 sirianë thuhet se kanë dalë vullnetarë, për t’u bërë pjesë e kësaj force – megjithëse ky numër mund të bjerë me më shumë se dy të tretat, pasi verifikimi dhe trajnimi të ketë përfunduar.
Në frontin e jugut, përgjatë kufirit siriano-jordanez, ka ndërkaq një presion në rritje. Këtu, rebelët sirianë janë trajnuar nga një program i fshehtë, i drejtuar nga CIA dhe zbulimi jordanez. Thuhet se ata po kontrollojnë një territor gjithnjë e më të gjerë në jug të Damaskut, duke i lejuar jordanezët të bombardojnë në verilindje pozicionet e Shtetit Islamik, dhe ndoshta të lëvizin me shpejtësi drejt Damaskut, nëse do të shembet rregjimi i Asadit.
Një dilemë për koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, mbetet nëse dega e Al-Kaedës në Siri, Xhabhat Al-Nusra, duhet të trajtohet si një kërcënim i barabartë me Shtetin Islamik. Të dyja grupet terroriste janë rivale me njëra-tjetrën, dhe përplasen ashpër edhe në mediat sociale.
Disa zyrtarë amerikanë të kundërterrorizmit, shohin tek Al-Nusra një armik vdekjeprurës afatgjatë, pjesërisht për shkak se ajo ka një organizim të mirë dhe rrënjë të thella në Siri. Por shumë aleatë të SHBA-së në rajon – duke përfshirë Jordaninë, Katarin dhe madje edhe Izraelin – mbajnë kontakte të rregullta perms, shërbimeve inteligjente me Al-Nusrën.
Shtytja e re në Siri, vjen për shkak se ushtria irakiane kërkon të rimarrë Ramadin, që ra në duart ë ISIS-it në muajin maj. Zyrtarët amerikanë, shpresojnë se forcat irakiane do të rifitojë kontrollin brenda muajve të ardhshëm. Nëse kjo do të ndodhë, Falluxha do të mbetej fortesa e vetme e rëndësishme e Shtetit Islamik, më pak se 56 km në perëndim të Bagdadit.
Në frontin e Falluxhas luftojnë milicët shiitë nën kontrollin e Iranit, duke komplikuar kësisoj planet ushtarake të SHBA-së dhe Irakut. Synimi amerikan në Irak, ashtu si edhe në Siri, është të mobilizojë forcat fisnore sunite, por ky ka qenë një proces tejet i ngadaltë.
Rreth 1.500 luftëtarë fisnorë, janë duke u trajnuar aktualisht në bazën ajrore të El-Takadumit në provincën Anbar, dhe një forcë shtesë prej 3.500 policësh sunitë, po stërviten për të rivendosur rendin në Ramadi, pasi të jetë rivënë në duart e qeverisë irakiane.
Por kjo është një forcë e vogël, dhe sugjeron një ndikim të kufizuar tek udhëheqësit sunitë. Administrata Obama, shpreson që presioni i ri ushtarak në Siri, do ta bindë Asadin të pranojë një proces politik, që do të çonte në një ndryshim të udhëheqjes në Siri, në mos një ndryshim të plotë të regjimit.
Me Arabinë Saudite dhe Rusinë tejet të interesuar mbi këtë çështje, kjo udhë diplomatike dëshmon për ekzistencën e disa premisave. Një shenjë e lëvizjeve diplomatike, ishte një thashethem i javës së fundi nga Damasku, se Ali Mamluk, drejtuesi kryesor i shërbimit inteligjencës së Asad, sapo kishte vizituar Arabinë Saudite për të shqyrtuar një “afrim”. Kjo mund të kumtojë fillimin e një taktike të përzier, të bisedimeve dhe luftës kundër Damaskut, në një kohë që beteja kundër Shtetit Islamik përshkallëzohet më tej.

SHQIPEROI:Bota.al

Leave a Reply

Back to top button