Bota

Me një poster “duke ekzekutuar Papën”, ISIS kërcënon të gjithë të krishterët

Grupi terrorist i Shtetit Islamik kërcënoi me vdekje kristianët, duke përhapur një poster, në të cilin tregohet Papa Françesku me kokë të prerë nga një luftëtar xhihadist dhe me një mesazh kundër Perëndimit. Montazhi tregon një lider katolik përdhe dhe identifikohet me emrin Jorge Mario Bergoglio, i veshur me një kostum burgu portokalli, ngjyrë e zakonshme e viktimave të Isisit, me kokë të prerë që mbahet nga një terrorist me një thikë. “Adhurues të kryqit, betohem se do të hakmerrem për çdo pikë gjaku që është derdhur dhe çdo shtëpi që kanë shkatërruar. Betohem se do të provojnë hidhësinë e gotave të vdekjes dhe do të kryej masakra.

Ju nuk do ta shijoni jetesën në shtëpitë tuaja, vullneti i Allahut!”- thuhet në mesazhin e posterit. Nga frika e një asgjësimi grupi xhihadist i ka intensifikuar mjetet e propagandës për të gjetur mbështetës të vetmuar në botë. Kjo është e arsyeja se pse kërcënohen figura me një profil të lartë, sepse tërheqin më shumë vëmendje mediatike. Javën e kaluar organizata terroriste kishte lëshuar një mesazh ku njoftonte mbi sulmet terroriste në Vatikan gjatë festave të Krishtlindjeve. Posteri u publikua nga fondacioni Wafa Media dhe tregon një njeri të maskuar që shkon në Bazilikën e Shën Pjetrit me një armë dhe një çantë në një automobil. / Burimi: cactus24 – Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button