Your Life

16 “copëza” këshillash, që me siguri do jua ndriçojnë ditën

Screen Shot 2016-08-05 at 10.02.44Të gjithë kemi nevojë për pak frymëzim herë pas here për të ecur përpara, kështu që shpresojmë se këshillat e mëposhtme do ju ndihmojnë të mbani kokën lart, në kohë të vështira.

  1. “Trajtoje veten tënde, ashtu si do të trajtoje mikun më të mirë në botë”

Kurrë mos harroni të kujdeseni për veten, të doni veten, dhe të mbeteni të vërtetë në zemër. Ju nuk mund të jetoni të plotë jetën tuaj, në qoftë se e lini vazhdimisht “në baltë” dhe nuk besoni në veten tuaj. Nëse një gjë nuk do ia thonit mikut tuaj më të mirë, mos ia thoni as vetes suaj.

2. “Përqëndrojini përpjekjet tuaja për t’i ngritur njerëzit, jo për t’i ulur”

Ne kemi kaluar të gjithë një moment të keq në jetë; kemi prekur fundin. Pra, nëse ju shihni dikë që lufton me vështirësitë, mos e “godisni” për ta ulur edhe edhe më poshtë. Jepuni një dorë të ngrihen, kur ata kanë nevojë më së shumti; në qoftë se e bëjmë të gjithë, imagjinoni se sa e ndryshme do të jetë bota.

3. “Pavarësisht se çfarë do të arrini sot, jeni gjithësesi të mrekullueshëm”

Edhe në qoftë se ju nuk ngriheni nga shtrati sot, mos lini askënd t’ju thotë se “nuk ia thekni fare” për jetën. Ndonjëherë, ne kemi nevojë të rikarikohemi, dhe herë të tjera, ndjehemi sikur fluturojmë. Pjesë e të qënit njeri, është të merresh me zbaticat dhe rrjedhat e jetës, kështu që edhe në qoftë se keni shpenzuar të gjithë fundjavën shtrirë, duke mos bërë asgjë, kjo nuk ju bën dembel apo të parealizuar. Kjo ju bën thjeshtë njeri.

4. “Gjithmonë mbroni atë që besoni, edhe nëse askush nuk qëndron krah jush”

Nuk mund të jetoni me integritet, ndërkohë që injoroni të vërtetën – nuk funksionon kështu. Gjithmon qëndro i vërtetë ndaj vetes; me kalimin e kohës do të tërheqës njerëzit e duhur.

5. “Mos e merr veten kaq shumë seriozisht; në fund të fundit, e gjitha është një lojë”

Ne kemi një tendencë për ta marrë jetën shumë seriozisht ndonjëherë, por me çfarë kostoje? Mos harroni që të jetoni plotësisht çdo ditë, dhe vrijeni mendjen vetëm për gjërat që ju mundeni t’i ndryshoni.

6. “Jepni komplimenta, jo fyerje”

Jetojmë në kohëra kur njerëzimit i duhet pak inkurajim dhe ngritje humori. Përpiquni të shpërndani mirësi, dhe jo dhunë.

7. “Kur ndihesh në ankth, fokusohu vetëm tek frymëmarrja dhe asgjë tjetër”

Nëse ndiheni nervoz, shanset janë që jeni duke marrë frymë me shpejtësi dhe në mënyrë të parregullt. Kujtohuni të ngadalësoni dhe t’i kushtoni vëmendje frymëmarrjes, sa herë që ndiheni jashtë kontrolli.

8. “Mos harxhoni aq shumë kohë duke planifikuar rrugën, sa të harroni hapin e parë”

Nuk kemi përjetësinë për të kaluar këtu, kështu që shfrytëzojeni në maksimum kohën. Ndonjëherë, risku më i madh që merrni ju jep shpërblime të mrekullueshme më vonë.

9. “Dojini njerëzit ashtu si janë, përfshirë edhe veten tuaj”

Mos prisni që të tjerët të ndryshojnë; dojini ashtu si janë. Gjithashtu, dojeni veten ashtu si është, sepse askush tjetër nuk do ju dojë, nëse ju nuk doni veten.

10. “Bëni bashkëbisedime pozitive me vetveten”

Jini të vetëdijshëm për peshën e vetes suaj. Mund të duket e padëmshme, por mënyra si mendoni ju për veten, reflekton mënyrën se si pjesa tjetër e botës do të përgjigjet ndaj jush.

11. “Mendimi i tepruar nuk të shpie askund”

Mendimi i tepruar thjeshtë i jep trurit tuaj një gjë për të bërë, por nuk do të thotë se është produktiv. Përpiqu të ecësh me rrymën dhe të shohësh ku të shpie jeta, në vend që të planifikosh secilin detaj të vogël të secilës ditë.

12. “Nëse ngrihesh sërish në mëngjes nesër, atëherë po bën një gjë të drejtë”

Nuk është puna gjithmonë se sa herë ia dalim; e rëndësishme është edhe sa herë ngrihemi dhe përpiqemi sërish, edhe pasi të tjerët na thonë të heqim dorë.

13. “Lërini njerëz pak më pak të thyer, nga sa i gjetët”

Ndihmojini të shërojnë plagët, ose zemrat. Nëse ngjisim pjesët e thyera, gjithcka rretherrotull nesh do të nisë të shërohet. Mos harroni, llokocitjet krijojnë dallgë të mëdha.

14. “E keni parasysh atë zërin e cmendur në kokën tuaj që ju thotë të ndiqni ëndrrat? Po, duhet ta dëgjoni”

Endrrat tona duken të cmendura, deri kur ne i realizojmë; më pas, ne pyesim si ka mundësi që nuk e ndoqëm zemrën tonë më herët. Mund të ndihemi sërish pakëz të marrë, po cfarë është jeta, nëse nuk ndihemi gjallë?

15. Përqafojini të metat; nuk i dihet kurrë kush bie në dashuri me to”

Mos ndryshoni veten me qëllim që të tjerët t’ju pëlqejnë; jini vetvetja dhe njerëzit e duhur do t’ju duan.

16. “Gjëja e parë që duhet të vishni në mëngjes është një buzëqeshje”

Që përpara se të ngriheni nga shtrati e të visheni, thjeshtë buzëqeshni dhe shihni sa mrekullisht ndiheni. Kjo do ju bëjë ta nisni ditën me këmbën e mbarë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button