Kinema & TV

Me siguri e njeh Robin Williams, por a i dije kaq shumë detaje të trishta për jetën e tij?

Në shkollë e votuan si personin që mendohej se nuk do të korrte kurrë sukses në jetë. I ati i tij punonte si drejtor i një fabrikeje motorash, ndërsa e ëma ishte modele. Robin jetoi një jetë të privilegjuar si një fëmijë. Ai kishte gjithçka që dëshironte, përveç diçkaje. Prindërit e tij nuk ishin asnjëherë në shtëpi. Si një fëmijë i vetëm, ai lihej nën kujdesin e shërbëtores në shtëpi, e cila ishte e vetmja shoqëri që ai kishte.

I shkurtër, i turpshëm dhe i vetmuar, atë e ngacmonin vazhdimisht në shkollë, ndaj dhe ai kalonte ditë të tëra duke luajtur i vetëm. I mbyllur vetëm në dhomën e tij, Robin imitonte karaktere dhe zëra të ndryshëm me lodrat që kishte. Edhe pse duke pasur një personalitet introvert, Robin shkëlqeu në sporte dhe në shkollë, por kurrë nuk ia doli të fitonte vëmendjen e shokëve dhe mësuesve të tij.

Që nga momenti kur ai kuptoi se kishte talent në të bërit e shakave, filloi të zinte më tepër shokë. Gjatë kohës së drekës atë nuk e rrihnin më shokët, sepse ai mund t’u ofronte atyre shfaqje për të qeshur dhe gjithë vëmendja që mori, e bëri të fitonte më tepër besim në vete.

Shumë shpejt, ai fitoi një bursë aktrimi në një nga shkollat më të mira të aktrimit në vend. Ndërkohë që studionte, shpesh realizonte edhe shfaqje aktrimi në Central Park për të fituar para. Ndërsa përfundoi shkollën e lartë, ai vuajti shumë për të gjetur një punë si aktor. I dëshpëruar dhe në depresion, rastisi që një ditë pa një njoftim për punë si aktor komedie. Duke mos i kushtuar rëndësi, ai shkoi në kishë i pashpresë, por sërish me mendjen tek ajo që kishte parë…

I gjendur i vetëm në skenë, Robin u ndje në siklet përballë jurisë, por vetëm kur kujtoi situatën në të cilën gjendej, mori motivimin e duhur për të bërë një performancë fantastike që juria dhe spektatorët e pëlqyen pamasë. Robin bënte më të mirën për të gjetur humor edhe në ditët më të errëta.

Kur miku i tij Christopher Reeve pësoi një aksident të rëndë, aktori shkoi ta vizitonte në spital në formë surprize. Ai u fut në dhomë sikur të ishte një mjek proktolog dhe i tha mikut të tij të bëhej gati se do t’i ekzaminonte organet e tij seksuale dhe në atë moment ai hapi sytë dhe filloi të qeshte sepse e kuptoi se ishte Robin ai që kishte shkuar ta vizitonte.

Robin ia kushtoi gjithë jetën e tij humorit të njerëzve. Kur mësoi se miku i tij Steve ishte i stresuar gjatë regjistrimeve të filmit të tij mbi holokaustin, ata flisnin përditë nga 15 minuta në telefon dhe gjithmonë telefonata do të mbyllej me të qeshura pafund, duke e lënë kështu Steve në një gjendje më të mirë.

Kur ai ndërroi jetë, Jimmy Fallon u shpreh gjatë emisionit të tij se truri i Robin Williams mendonte 10 hapa përpara asaj që ai do të thoshte dhe se bota kurrë nuk kishte për të njohur një njeri aq të jashtëzakonshëm sa Robin Williams. Ai gjithmonë do të mbahet mend për personalitetin e tij të veçantë, për zemrën e mirë dhe shpirtin e tij bujar. Robin bëri të mundur që çdo moment të kishte vlerë dhe na bëri të kuptonim se e qeshura është shumë pranë nesh, nëse thjesht e kërkojmë atë.

/ një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button