- Turqia ka lejuar avionët luftarakë amerikanë që të rifillojnë sulmet ajrore në Siri dhe Irak nga baza ajrore e Inçirlikut, njoftoi sot Pentagoni.
- “Kemi thënë na jepni prova ne kemi nevojë për dokumentacion të fortë për miratimin e ekstradimit. Ne jemi duke pritur dhe jemi të gatshëm për të vepruar, nëse do të respektohen standardet ligjore”, ka deklaruar John Kerry, Sekretar Shteti i SHBA, pas akuzave nga Turqia për Fetullah Gylenin.
- Kreu i bazës ushtarake të Incirlikut, gjenerali Bakir Ercan Van është mes të arrestuarve me akuzën e bashkëfajësisë në grushtin e shtetit në Turqi. E ka pohuar një funksionar turk, i cituar nga Uashington Post.
- “Do të bëjmë pastrim brenda të gjithë institucioneve shtetërore, nga virusi Gylen”. Kështu ka deklaruar sot presidenti turk, Erdogan. Ai ka përsëritur akuzat kundër ish imamit, si organizator i grushtit të dështuar të shtetit.
- Sekretari i SHBA, Kerry dhe ministri i jashtëm turk, Cavusoglu, kanë zhvilluar një bisedë telefonike në lidhje me procedurat ligjore për kërkesën e ekstradimit për Fetullah Gylenin.
- Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka marrë pjesë sot në funeralet e viktimave të grushtit të dështuar të shtetit. Natën e të premtes, mbi 300 vetë gjatën vdekjen, pas përpjekjes së ushtrisë për të rrëzuar Erdoganin.
- Vazhdon reagimi me grusht të hekurt i qeverisë së Erdoganit, në vijim të grushtit të shtetit. Deri tani janë 6000 të ndaluarit, në ushtri dhe gjyqësor, që akuzohen nga autoritetet si bashkëkomplotues. Pritet arrestimi i mijëra gjykatësve.
1 minute read