- Mbështetja që ka kandidatja për presidente e SHBA, hilari Klinton, mes demokratëve, ka rënë në nivelin më të ulët, që kur Reuters/Ipsos ka kryer sondazhe mbi shanset e saj për t’u bërë presidente, duke nisur nga tre vjet më parë.
- Mijëra protestues u mblodhën në Kuala Lumpur sot, për një protestë dy ditore. Ata kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Najib Razak, duke sjellë në rrugë një krizë politike për një pagesë disa milionë dollarëshe që është bërë në një llogari në emrin e tij.
- Ish Kryeministri grek, Aleksis Cipras dhe partia e tij Syriza do të dalin partia më e madhe në zgjedhjet e muajit të ardhshëm, por pa shumicën që shpresonte, sipas sondazheve të parë që janë bërë qysh kur ai dha dorëheqjen.
- Një armëpushim në një qytet sirian pranë kufirit libanez dhe fy fshatra në veri është thyer, pas fillimit të bombardimeve.
- Kabineti i ri i Turqisë do të përfshijë edhe opozitën, por shumë pak ndryshime në politika do të ketë.
- Pas dy javëve marramendëse me ulje të mëdha të vlerëave të aksioneve, investitorët presin një javë të re me të dhëna ekonomike, të cilat do të ofrojnë më shumë qartësi mbi gjasat për një rritje të normave të interesit në SHBA.
- Në vitin 2009, Eugene Kaspersky, bashkëthemeluesi i një prej kompanive më të rëndësishme në botë për sigurinë e kompjuterëve, u tha disa prej punonjësve të tij që duhej të sulmonin kompaninë rivale të antivirusëve, AVG Technologies N.V. (AVG.N). Të dhënat kanë dalë nga një prej emaileve, që më herët janë mbajtur të fshehtë.
- Drejtori ekzekutiv i faqes së internetit Ashley madison ka dhënë dorëheqjen, vetëm një javë pasi hacker-ët nxorrën të dhënat e afro milionia klientëve që kryenin tradhëti bashkëshortore, në një sulm masiv kibernetik. /Bota.al
1 minute read