Bota

Me Xi dhe Putinin, Obama e vendos SHBA në një kurs konfuzioni

Screen Shot 2015-09-30 at 08.53.14

Nga Patrick Smith

“Fiscal Times”

Axhenda e presidentit Barak Obama këtë muaj, do të kërkojë një raft të xhamtë më vete, kur të ndërtohet biblioteka e tij presidenciale. Pas vizitës së presidentin kinez Xi Jinping, Obama takoi Vladimir Putin në OKB. Takimi me Putinin dhe “samiti i frytshëm dhe konstruktiv” me Xi-në, siç e cilësoi Agjencia kineze e lajmeve Hsinhua, duken krejtësisht të çuditshme.

Obama po flet befas për interesa të ndërsjella dhe bashkëpunim me udhëheqësit e dy vendeve, të cilat Uashingtoni i ka konkurrentë direkte. Çfarë po ndodh? Me dashje ose jo – dhe është e vështirë të dallosh synimin nga aksidenti me këtë president- Obama është duke dhënë një mesazh. Na pëlqen apo jo, dhe shumë prej nesh e kundërshtojnë, ne kemi hyrë në epokën e ndërvarësisë, që duket të jetë fati ynë në shekullin XXI-të.

Për ta thënë ndryshe, unilateralizmi që ka përcaktuar politikën amerikane gjatë administratës së Xhorxh W. Bush është vetëm disa vite larg, por mendoni për një minute, sesa larg duke aktualisht. Pavarësisht se shumë ishin kundër qëndrimit të Bushit në politikën e jashtme, ai kishte së paku virtytin e qartësisë.

Obama nuk e ka: është në të gjithë përmasat një det konfuzioni.

Çështja është si të lexohen të gjitha fillesat e rreme, prapësimet, gjysmë-hapat dhe përparimet e pasuara shumë shpejt nga tërheqja. Duke nxjerrë përfundimin e parë, mund të thuhet se gjendja e tanishme e politikës së jashtme amerikane është simptomatike, jo aq për shkak të një presidenti të paaftë, statusi i kombit të të cilit në botë, ka hyrë në një periudhë tranzicioni të thellë.

Obama është një rishtar në politikën e jashtme -demokratët janë shpesh të tillë- por është e diskutueshme nëse një shef ekzekutivi apo ndonjë zyrtar tjetër, do të kishin rregjistruar hartuar një rekord më koherent. Unë shoh një model në marrëdhëniet e kësaj administrate me Pekinin dhe Moskën, duke filluar me trashëgiminë e Obamës. Ai mori një pozicion kundërshtues  ndaj Kinës dhe Rusisë, kur mori detyrën në vitin 2009, dhe tensionet u rritën në të dyja rastet.

Gjashtë vite më vonë, duket sikur po përjetojmë një kthesë themelore. Të mirë. Dhe kjo është pikërisht ajo që duhet. Shfaqja e Kinës si një fuqi globale, është e pashmangshme, por kjo nuk do të thotë se konfrontimi më tepër sesa bashkëpunimi, është kursi logjik. Politika e Uashingtonit ndaj Kinës, është formësuar për vite me rradhë, me supozimin se ky është “Shekulli i Paqësorit”.

Ideja është se Kina do të fitojë supremacinë në Lindjen e Largme dhe Azi- duke eklipsuar dominimin e SHBA-së pas vitit 1945, dhe i shndërruar aleatët e saj prej një kohë të gjatë si Japonia dhe Korea e Jugut në variante moderne të shteteve kontribuese ndaj Mbretërisë së Mesme. Për këtë arsye duhet rezistuar ndaj rritjes së Kinës si një fuqi e Paqësorit.

Në këtë linjë mendimi, kjo është një lojë me shumën zero:përfitimet e Pekinit, janë humbje për Uashingtonin. Nëse e studioni këtë qoftë edhe për pak kohë, arrini në përfundimin se është pak më shumë sesa një përsëritje të retorikës Luftës së Ftohtë, por në kontekstin aziatik. Shekullin i Paqësorit, është një mit i Paqësorit, sikurse kanë insistuar për vite me rradhë dy njohës të mirë të Azisë, Xhejms Klad dhe Robert Mening.

Sipas mendimit tim, Obama kapi fundin, kur Thesari i Shtetit, dhe Këshilltarja e Sigurisë Kombëtare Suzan Rajs, ndërmorrën disa veprime qesharake për të sabotuar Bankën Aziatike të Investimeve dhe Infrastrukturës të sponsorizuar nga Pekini, ku ajo u themelua marsin e kaluar. Ndaj më duket se vizita shtetërore e Xi Jingping paraqet një kthesë, larg ortodoksisë së raporteve të deritanishme, për arsyen e thjeshtë se vetëm sa u dëshmua të ishte jashtëzakonisht e gabuar.

Mesazhi i Xi-së ishte e qartë, edhe para se të mbërrinte në Uashington. Duke u ndalur në Siatëll, për t’u konsultuar me drejtuesit amerikanë, dhe shpallur kërkesën për porositjen e 300 avionëve të rinj Boing me vlerë 38 miliardë dollarë, udhëheqësi kinez tha:”Ja, dy ekonomitë më të mëdha të botës janë të ndërvarura. Le të qëndrojmë të gatshëm dhe eksplorojmë mbi interesin e përbashkët”.

Me thënë të drejtën, marrëveshjet mbi emetimet në atmosferë të gazit karbonit, si dhe krimin kibernetik që u nënshkruan në Uashington, mund të jenë të vështira për të zbatuar. Por a do të thotë kjo se nuk ia vlen as përpjekja për të bërë diçka? Ashtu si kohët e fundit, edhe javën e shkuar, pritshmëria ishte për një “përplasje”, mbi sulmet kibernetike që SHBA ka pësuar nga Kina.

Ne kemi folur shumë pak për atë që Obama dhe Xi kanë diskutuar, mbi sigurinë detare në Detin e Kinës Jugore. Por unë vë dorën në zjarr, nëse ajo temë është prekur. E shoh heshtjen e publikut mbi këtë pyetje, si një vendosmëri të përbashkët për arritjen e një konsensi pa turpëruar të dyja palët.

Zhvillim pozitiv. Edhe në takimin me Putinin në OKB, Obama thjesht sa përforcoi mesazhin që Sekretari i Shtetit Xhon Kerri ka shprehur gjatë javëve të fundit me homologun e tij rus, me Sergei Lavrov: Nuk mund të ketë paqe në Siri pa Rusinë. Ne kemi argumentuar javën e kaluar se pranimi i rolit të Rusisë në Siri, do të hapë më shumë telashe se më parë.

Përkthimi: Bota.al

Leave a Reply

Back to top button