Shkence

Meditimi dhe misteret e kohës

Seria: Mistere të Kohës
meditation

Në kryeveprën e tij të vitit 1890, “Parimet e Psikologjisë”, William James vëzhgoi se sa e pamundur është për dikë që të fokusohet tërësisht në të tashmen, për arsye se një “jehonë” e të kaluarës dhe një “parashije” e të ardhmes vjen vërdallë në cdo moment që kalon. Më pas, James i sfidon lexuesit e tij që të braktisin këto dhe të jetojnë momentin. E lehtë ta thuash, por shumë e vështirë ta bësh.
Mendjet tona zakonisht refuzojnë të qëndrojnë në të tashmen, duke u penduar vazhdimisht për një të kaluar që nuk mund të zhbëhet, apo duke pritur me ankth një të ardhme që mund të mos vijë asnjëherë. Cila është zgjidhja për të jetuar jetët tona “jashtë kohës”? Shumë njerëz të mencur, si James, kanë sugjeruar të njëjtën përgjigje: Eshtë edhe praktika thelbsore e BUdizmit, si dhe titulli i një prej melodive më të bukura të George Harrisonit: “Ji këtu, tani!”
Meditimi, që kërkon përqëndrimin në cdo moment që kalon, ngadalëson perceptimin që ne kemi për kohën, gjë që ka një potencial të madh të clirojë ankthin dhe depresionin. Kështu që, herën tjetër që ndiheni të shtyrë përpara apo prapa, mos harroni: tani, ji këtu tani.

Leave a Reply

Back to top button