Bota

Melani Trump vesh xhaketën “Nuk më intereson” gjatë rrugës për në qendrën e  fëmijëve të ndaluar

Zonja e Parë  kishte veshur një xhaketë të Zara-s me  shkrimin e çuditshëm nga prapa saj :”Nuk më intereson fare. Po ju?“

Kur Melani Trump u takua me fëmijët e ndaluar në kufirin e Teksasit të enjten, ajo foli  me një ton të dhembshur, duke  e ofruar veten te stafi i institucionit me shprehjen: “Si mund të ndihmoj … që këta fëmijë të bashkohen me familjet e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur?”

Gjatë pjesës së parë të ditës, veshja e zonjës së parë na prezantoi me një mesazh tjetër. Ndërkohë që hipte në një aeroplan në Teksas, ajo mbante një xhaketë të Zara-s me shkrime nga pas që thonin: “Nuk më intereson fare. Po ju?”

 

Fotot e kapura para se të hipte  në aeroplan në bazën ajrore, nuk e kapën tekstin e plotë të xhaketës, por duket se është e njëjtë me atë që kushton 39 dollarë dhe është në dispozicion nga faqja e internetit të Zara-s.

Stephanie Grisham, i tha një gazetari me postë elektronike: “Është  thjesht një xhaketë. Nuk kishte asnjë mesazh të fshehur. Pas vizitës së sotme të rëndësishme në Teksas, shpresoj që mediat nuk do të zgjedhin të përqëndrohen te veshja e saj. ”

Megjithatë, statusi i mëvonshëm i Presidentit Trump, tregoi se shkrimi mbi xhaketën e Zojës së Parë kishte vërtetë një nënkuptim të fshehur. Xhaketa  e gruas së tij i referohej mediave dhe jo fëmijëve të traumatizuar.

 

Ai shkroi në tweeter: “Mua vërtetë që nuk më intereson. Po juve?” Shkrimi në anën e pasme të xhaketës së Melanis, i referohet medias dhe lajmeve të rreme. Melania ka mësuar se sa të pandershëm janë ata, dhe asaj vërtetë që nuk i intereson më! ”

 

Sidoqoftë, është e pazakontë që Melania Trump të veshë rroba të lira kur shfaqet në vende publike. Në samitin e G7 vitin e kaluar, ajo mbante një pallto me vlerë 51,000 dollarë. Ndërkohë që kur mbërriti nga një udhëtim në qershorin e kaluar, ajo mbante një çantë dore Hermes Birkin me vlerë 13,500 dollarë.

 

Pavarësisht nga polemika që shkaktoi, kur Melania u kthye në bazën ajrore të Andreës më vonë atë mbrëmje, ajo ende mbante veshur po atë  xhaketë përpara gazetarëve./The Guardian-Bota.al

Leave a Reply

Back to top button